Në Kinë ndërkohë po shfaqet një version i çensuruar i Kupës së Botës.
Televizioni kombëtar që transmeton Katar 2022 ka një vonesë prej 30 sekondash me qëllim për të shmangur pamjet e tifozëve kur festojnë, pasi nuk kanë maskë covid-i. E gjithë kjo në një kohë kur në Kinë kanë shpërthyer protesta të mëdha, pasi vendi komunist pretendon zero covid.
Sakaq në Europë dhe pothuajse në të gjithë vendet e tjera të Botës kufizimet janë hequr prej kohësh.
Komento