KATAR 2022/ Ndeshje 'shterpë' në grupin H, Uruguaji dhe Koreja e Jugut shumë raste për asgjë (VIDEO)
Uruguaji dhe Koreja e Jugut barazuan 0-0 në ndeshjen e parë të grupit H në Kupën e Botës "Katar 2022". Amerikano-jugorët dhe aziatikët prodhuan shumë raste dhe luftë sportive.
Uruguaji dhe Koreja e Jugut barazuan 0-0 në ndeshjen e parë të grupit H në Kupën e Botës "Katar 2022". Amerikano-jugorët dhe aziatikët prodhuan shumë raste dhe luftë sportive, teksa edhe 12 minutat shtesë nuk i ndihmuan që të tundin rrjetën.
Ndeshja nisi e balancuar në mesin e fushës, me të dyja skuadrat që treguan agresivitet dhe ndërhyrje të forta. Në minutën e 57 të ndeshjes, mbrojtësi i Uruguajit, Caceres bëri një ndërhyrje të ashpër në dëm të Son (Tottenham), me ndeshjen që për afro pesë minuta u ndal për ndihmë mjekësore. Në fund Son u rikthye në fushë dhe Caceres u ndëshkua me karton të verdhë. Në fundin e ndeshjes rastin më të mirë e pati Valverde, që tundi shtyllën e koreano-jugorëve.
Në fund 0-0, me dy kombëtaret që ndajnë pikët. Për momentin Uruguaji dhe Koreja e Jugut kanë nga një pikë në grupin H, teksa në 17:00 luajnë Portugalia me Ganën po për këtë grup.
FOTO/ Ka fituar 2 Kupa Bote dhe mban katër yje në fanellë, Uruguaji shkakton polemika në Katar! Historia e panjohur nga FIFA
Uruguaji barazoi 0-0 me Korenë e Jugut në grupin H të Botërorit. Në ndeshjen debutuese, skuadra nga Amerika Jugore kishte katër yje në fanellën e saj. Ky gjest ka shkaktuar polemika në Katar, me Uruguajin që ka fituar dy kampionate Botërore por mban katër yjë. Kujtojmë se Uruguaji ka fituar në 1930 kampionatin e parë Botëror të organizuar në vendin e vet, teksa në 1950 ka fituar Botërorin e organizuar në Brazil. Dy yjet shtesë te Uruguaji i mbajnë për fitoret në vitin 1924 dhe 1928, që FIFA i njeh si Olimpiada vere dhe jo si Botërore.
VIDEO/ 5 lojtarë me emrin Kim te Koreja e Jugut, gazetari italian bëhet 'lëmsh'! Komenti bën xhiron e rrjeteve sociale
Uruguaji barazoi 0-0 me Korenë e Jugut në Botërorin e Katarit. Për grupin H, ndeshja u mbyll pa gola. Te Koreja e Jugut pesë nga lojtarët titullarë e kanë emrin Kim, me komentatorin e Rai në Itali që po bën xhiron e mediave. Në një mënyrë fantastike, komentatori përsërit pesë herë emrin Kim.
VIDEO/ Ndërhyrje 'brutale' ndaj Son të Tottenhamit, tifozët e Koresë së Jugut me dorë në zemër! Caceres ndëshkohet me karton
Uruguaj 0-0 Koreja e Jugut. Në minutën e 57 mbrojtësi i Uruguajit, Caceres ndërhyn ashpër nga pas te sulmuesi i Koresë së Jugut, Heung Min Son (Tottenham). Lojtari për disa minuta ka marrë ndihmën mjekësore, teksa është rikthyer në fushë. Caceres ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrjen nga pas.