Katari ka njoftuar një takim të ri me Hamasin dhe Turqinë lidhur me situatën në Gaza, që do të mbahet sonte. Një burim palestinez pranë Hamasit ka deklaruar se grupi po shqyrton propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund luftës në Gaza.
“Hamasi ka nisur një sërë konsultimesh me udhëheqjen e tij politike dhe ushtarake, si në Palestinë ashtu edhe jashtë saj,” tha burimi për AFP, në kushte anonimiteti.
“Diskutimet mund të zgjasin disa ditë për shkak të kompleksitetit të komunikimit mes anëtarëve të udhëheqjes dhe lëvizjeve, veçanërisht pas agresionit izraelit në Doha,” shtoi ai.
Edhe një tjetër burim palestinez konfirmoi se Hamasi po shqyrton planin e Trump.
Lajmi kryesor:
Plani me 20 pika për Gazën/ BE e mirëpret, Netanyahu: Nuk e njoha Palestinën! Trump: Hamasi ka 3-4 ditë kohë për përgjigje










