KUKES – Aksioni i Task-Forcës për pastrimin e liqenit të Fierzës nga mbetjet urbane pritet të nisë pak disa orësh, ndërkohë ka nisur vëzhgimi në liqen për të përcaktuar mënyrën e ndërhyrjes.
Vendimi për këtë u mor nga ana e drejtuesve vendorë të qarkut të Kukësit gjatë mbledhjes së djeshme.
Prefekti Safet Gjici, teksa e cilësoi situatën si tejet alarmante theksoi se ndërhyrja duhet bërë në mënyrë emergjente, ndërsa shtoi se duhet një plan i mirëfilltë që ky fenomen të mos përsëritet.
Aktualisht grupi i Task-Forces po vijon vëzhgimet në liqen për të përcaktuar më pas edhe mënyrën e ndërhyrjes.
Ndërkohë lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe drejtori i hidrocentralit të Fierëz, Ergys Verdho, i cili ka inspektuar nga afër situatën, ndërsa shoqërohej nga drejtuesit e KESH-it.
Verdho teksa e ka cilësuar si alarmant nivelin e ndotjes në këtë liqen ka shtuar i ka bërë apel instancave vendore në qarkun e Kukësit dhe komunave të Prizrenit dhe Gjakovës të marrin masa urgjente për rikuperimin e këtij dëmi.
Drejtori i HEC-it të Fierzës kërkoi gjithashtu zbatimin e konvenateve ndërkombëtare për një mjedis më të pastër.
Ndërkohë sipas prefekturës së Kukësit janë ngritur 6 grupe pune që po kryejnë verifikime në terren dhe është kontaktuar një kompani ricikluese për të hartuar një projekt për pastrimin e liqenit nga mbetjet.
Prefektura sqaron se deri tani janë konstatuar se 25 metra të këtij liqeni rezultojnë të ndotura nga mbetjet.
Në përfundim të aksionit pritet të nxirren nga liqeni rreth 120 metër kub mbeturina sipas përfaqësuesve të prefekturës.
VENDORËT, SITUATA EMERGJENTE, U NGRIT TASK-FORCA
Drejtuesit e instancave vendore të qarkut të Kukësit gjatë ditës së djeshme paraqitën situatën emergjnte dhe nisën koordinimin e punës për zgjidhjen e këtij problemi.
Të pranishëm në këtë takim ishin prefekti, Safet Gjici, kryebashkiaku, Hasan Halili, kreu i këshillit të qarkut Ibsen Elezei.
Gjici pranoi se mbtejet vijnë nga komuna e Prizrenit dhe ajo e Gjakovës, teksa shtoi se aksionit për pastrimin e liqenit duhet të vazhdojën duke filluar nga dita e mërkurë.

Ndërkohë kryebashkiku Hasan Halili shtoi së ky problem nuk zgjidhet vetëm më një aksion masiv, por duhet një projekt i përbashkët ndërkufitar për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare.
Ndër të tjera Halili shtoi së problem që kërkon zgjidhje është derdhja e urjave të zeza në ujrta e liqenit të Fierëz, teksa shton se ky është një problem që prej vitesh nuk po gjen zgjidhje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com