Një numër rekord i delfinëve të ngordhur janë gjetur në bregun e Atlantikut në muajt e fundit, pasi u kapën në rrjetat e peshkimit. Bëhet fjalë për rreth 1.200 gjitarë detar. Siç njofton Observatori i Pelagisit, 90% e tyre janë delfinë të zakonshëm.
"Ne kemi pasur rreth 1.200 gjitarë detar përgjatë bregdetit të Gjirit të Biskajës, nga të cilat më shumë se 90 për qind ishin delfinë të zakonshëm,”- tha biologu Olivier Van Canneyt për AFP.
Observatori për të cilin ai punon tha se numri i delfinëve të vdekur kishte vendosur një rekord që nga viti 2017 dhe paralajmëroi se speciet mund të zhduken tërësisht nga kjo zonë.
"Kishte një numër të madh delfinësh të pajetë në mes të shkurtit dhe mesit të marsit që janë të lidhura me rrymat që janë më të forta në atë kohë për shkak të kushteve të presionit të ulët", - tha Van Canneyt, një specialist i vezëve dhe zogjve të detit.
Observatori tha se rreth 85 % e trupave të delfinëve që mund të shqyrtoheshin përmbanin gjurmë të kapjes aksidentale, duke vënë në dukje se pothuajse trefishi i delfinëve të vdekur nuk kishin arritur as në bregdet.
Numri i delfinëve që gjenden të pajetë në bregdet është rritur këtë vit me gjithë përpjekjet nga observatori për të paralajmëruar gjitarët për praninë njerëzore duke përdorur paralajmërues akustik. Ministri i Mjedisit Francois de Rugy tha në mars se do të bënte publik një plan për të kufizuar vdekjet e tilla deri në fund të vitit.
Komente









