Katastrofa më e madhe ajrore ushtarake në Filipine, rrëzohet avioni, humbin jetën 50 persona! Dëshmitarët: Pamë njerëz që 'po fluturonin' në ajër

Katastrofa më e madhe ajrore ushtarake në Filipine, rrëzohet avioni, humbin jetën 50 persona! Dëshmitarët: Pamë njerëz që 'po fluturonin' në ajër

Foto nga avioni në flakë

FILIPINE-  50 persona kanë humbur jetën, pasi avioni me të cilin po udhëtonin u rrëzua, duke shënuar kështu katastrofën më të madhe ajrore ushtarake në vend prej disa dekadash.

Në avionin C-130 po udhëtonin 69 personel ushtarak dhe ekuipazh, ku për motive ende të pa zbardhura ka pësuar avari duke rënë në fshatin Patikul.  Gjeneral Majori Edgard Arevalo, një zëdhënës i ushtrisë, tha se nga viktimat 47 ishin ushtarak dhe 3 civilë, teksa shtoi se në fluturim ishin të sapodiplomuar dhe sapo kishin përfunduar trajnimin ushtarak. CNN sjell dëshmi nga vendi i ngjarjes.  

"Për dëshmitarët okularë, një numër ushtarësh u panë duke kërcyer nga avioni përpara se të binte në tokë," shkruan CNN.

Imazhet nga një stacion televiziv lokal tregojnë shkatërrimin e avionit dhe tymin e dendur që dilte nga fshati.

Tymi pas rrëzimit të avionit

Kjo është katastrofa ajrore më e rëndë ushtarake në vend 30 vitet e fundit. Në vitin 1993, një Forcë Ajrore Filipine C-130 u rrëzua, duke vrarë 30 persona. Ky avion ishte një nga dy avionët e dhënë nga programi i financimit ushtarak i qeverisë amerikane, teksa konsiderohej se ishte në gjendje të mirë.

Momenti i nxjerrjes së trupave 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë