Në kuadër të afrimit të sezonit të reshjeve,Prefekti i Tiranës,  Sadi Vorpsi ka mbledhur Komisionin e Planifikimit të Emergjencave Civile, për të raportuar mbi planin e masave dhe thellimin e bashkëpunimit mes institucioneve në nivel rajonal. Sipas tij, problematike mbetet ende rrëshqitja e dherave dhe gërryerjet e herë pas hershme, ndërsa theksoi se kjo problematikë është për t’u parë me prioritet kryesisht në komunat Farkë dhe Paskuqan për arsye se ujëmbajtësit ndodhen pranë zonave të banuara. Nga ana tjetër, ai theksoi se duhen marrë një sërë masash të cilat do të bëjnë të mundur sigurimin e rrugës dhe kalueshmëri pa probleme në ato pjesë ku mund të krijohen vështirësi nga reshjet.