FUSHË-KRUJË- Katastrofë e vërtetë ekologjike ndodhi gjatë natës në Fushë-Krujë. Një zjarr i rënë në pikën e grumbullimit të gomave të përdorura shkaktoi një situatë shumë të rëndë. Mijëra goma u dogjën, ndërkohë që rrezikoheshin edhe disa banesa. Gjatë natës është ndërhyrë nga forcat zjarrfikëse duke bërë shuarjen e tyre, ndërsa mëngjesin e sotëm situata është përmirësuar dhe flakët janë drejt shuarjes. Ndërkohë Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk mban asnjë përgjegjësi për këtë situatë të rëndë, madje nuk i është përgjigjur telefonatës së Report Tv duke mos vënë fare ujin në "zjarr" për këtë dëm të madh ekologjik që i është shkaktuar mjedisit.
Zjarri ra në mes të lagjes dhe banorët dolën nga shtëpitë, ndërsa disa ndihmuan edhe zjarrfikësit duke larguar gomat e pa djegura për të ulur rrezikun e zjarrit më të madh.
Në Fushë Krujë mbërritën zjarrfikësja nga Kamza, Tirana dhe Durrësi për të vënë nën kontroll situatën. Gomat do të përdoreshin për furrat e paligjshme të gëlqeres.
Dëmi ekologjik është i jashtëzakonshëm nga djegia e këtyre gomave, në pronësi të R.K. Gomat digjen me ditë të tëra dhe shkaktojnë një katastrofë të vërtetë në natyrë. Ditë dhe mbase javë të tëra do të duhet derisa të iki ajo shtyllungë tymi kancerogjene nga qielli i këtij i Fushë-Krujës.
Le se nuk e kemi pikem e Civilizimit si popull, po ne rastin ton ka ndalu edhe Evolucioni- pra keni mbet tip majmunash.
PërgjigjuBravo Ministria Mjedisit dhe strukturat qe duhetn te kontrillojne.
PërgjigjuPse,te digjeshin nje nga nje nuk perben katastrofe? Si ka mundesi te shpjegohet se djegja njeheresh apo pjese pjese,katastrofe eshte njelloj. SDUHET TE ISHIN ATY E TE DIGJESHIN GOMA,POPULL KRIMINELESH
PërgjigjuBravo cara bravo. Me ne nuk ka nevoj nai shtet me hap luft me armbse i japim drrejtim vet njoni-tjetrrit.Disa vrasin ,disa ikin e kto qe mbeten i vrasim me helme e tym kancerogjen.
Përgjigju