NEPAL - Bilanci i viktimave të dy tërmeteve të fuqishme që kanë goditur Nepalin e kanë kthyer këtë fenomen natyror në një tragjedi, ku deri tani janë konfirmuar 1130 persona që kanë humbur jetën, numri pritet të jetë edhe më i lartë, për shkak se shumë prej viktimave mund të jenë nën rrënojat e objekteve të ndryshme që janë shkatërruar totalisht 

Dy tërmetet e fuqishme të njëpasnjëshme që kanë goditur qendrën e vendit kanë shkaktuar shkatërrime masive dhe në ndërtesa historike.

Grupet e shpëtimit dhe qytetarët po gërmojnë mes gërmadhave për nxjerrjen e trupave të tjerë. Sipas ekspertëve tërmeti më i i fuqishëm ka qenë me magnitudë 7.9 ballë dhe ka përfshirë zonën mes kryeqytetit Kathmandu dhe qytetit Pokhara.