Me një fustan të zi poshtë gjurit, i cili tregonte plot hijeshi format e saj elegante dhe me një qëndisje argjendi në pjesën e supit e cila përfaqësonte emblemën e Zelandës së Re, dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton është dukur rrëzëllitëse mbrëmjen e djeshme në Pallatin Wellington në prani të liderëve politikë.
31 vjeçarja bukuroshe kishte zgjedhur një fustan të Jenny Peckham për këtë mbrëmje gjatë turit të saj në Zelandën e Re.
E shoqëruar sigurisht nga partneri i saj, Princi William, Kate është dukur e qeshur si gjithmonë dhe mjaft e shoqërueshme.

Duka dhe Dukesha u pritën në rezidencën e Government House nga Guvernatori Sir Jerry Mateparae.
Kate dhe William pozuan para portretit të madh të mbretëreshës Elizabeth, punuar nga një artist nga Zelanda, i cili është autorizuar për Galerinë e Portreteve në Zelandë.
Turi i tyre tri javor në Zelandën e Re përfshin një sërë aktivitetesh të ndryshme.
(b.t/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com