Princesha e Uellsit, Kate Midelton: Kam kancer! Po i nënshtrohem kimioterapisë! Videoja emocionuese: U desht kohë tia tregoja fëmijëve

"Kam kancer. Po i nënshtrohem kimioterapisë..." Kështu deklaroi Princesha e Uellsit, gruaja e Princit William, Kate Midelton në një videomesazh publik tepër emocionues.

E ulur në një stol në Windsor, Kate thotë:"Ishte shock! William e unë po bëjmë gjithçka për ta menaxhuar sa më mirë në mënyrë private për të mirë të familjes tone. Siç e imagjino kjo kërkon kohë!

Princesha 42 vjeçare u shtrua në spital më 16 janar për "operacion abdominal". Në momentin e operacionit nuk u mendua për sëmundje kancerogjene, pasi asnjë analizë nuk kishte konfirmuar praninë e tumorit. Megjithatë, testet postoperative përmbysën diagnozën.

"Ekipi im mjekësor më këshilloi që t'i nënshtrohem një cikli kimioterapie parandaluese dhe tani jam në fazat e hershme të atij trajtimi."

Falënderon bashkëshortin Princin William dhe se për luftën me të cilën po përballet ia ka treguar edhe fëmijëve të saj George, 10 vjeç, Charlotte, 8 vjeçe dhe 5-vjeçarin Louis.

"Na u desht kohë për t'i shpjeguar gjithçka George, Charlotte dhe Louis në një mënyrë që është e përshtatshme për ta, dhe për t'i siguruar se jam mirë. Dhe çdo ditë e më shumë bëhem e fortë duke u fokusuar në gjëra që do më ndihmojnë të bëhem më mirë, në trup mendje e shpirt” vijon më tej në videomesazh.

Mbreti dhe mbretëresha janë informuar për shëndetin e princeshës përpara njoftimit të sotëm ndërsa vetë mbreti Charles gjithashtu po i nënshtrohet trajtimit për kancer. Ndërkohë Princesha do të tërhiqet nga daljet publike. 

 Familja tani ka nevojë për pak kohë, hapësirë ​​dhe privatësi' tha ajo.

Kensington Palace njoftoi se Kate po i nënshtrohet një cikli kimioterapie që filloi në shkurt.

"Në këto momente mendoj për të gjithë ata që përballen me këtë sëmundje, në çfarëdo forme, ju lutemi mos e humbni besimin apo shpresën. Ju nuk jeni vetëm". vijon më tej në video. 

Videomesazhi i Kate Midelton u regjistrua në pallatin mbretëror të mërkurën e 20 marsit 2024 dhe bëri xhiron e rrjetit brenda pak minutave.

 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

VIDEO/ 'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit