Kate Moss pozon për Fred

Kate Moss pozon për Fred
Që nga hera e fundit që pozoi për Calvin Klein, ajo pothuajse kishte hequr dorë nga zhveshjet natyrale. Por këtë herë gjithçka është krejt ndryshe: supermodelja pozon për vete. Kate Moss sapo ka publikuar një set fotografish të cilat do të përdoren për fushatën publicitare të bizhuterive që mbajnë emrin e saj. Vetë modelja ka dizenjuar plot 22 aksesorë për kompaninë franceze Fred, për të cilat është frymëzuar nga tatuazhet e saj, duke përfshirë edhe simbolin e një spirancë që ka bërë tatuazh së bashku me bashkëshortin e saj. Shitja e bizhuterive ka nisur gjatë muajit tetor, por vetëm tani është publikuar fushata publicitare. Çmimi i bizhuterive vijon nga 420 £ -5000 £.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë

Jennifer Aniston i del në mbrojtje Kamala Harris, kritikon kandidatin për zëvendës President: Lutem që vajza juaj të ketë fatin të lindë fëmijë