Ajo tregoi aftësitë si aktore në filmin “The Other Woman”, ndërsa tanimë i është rikthyer sërish profesionit të saj parësor, modelingut.

Bombastikja Kate Upton ka pozuar për një linjë veshjesh intime duke treguar format e kolme.

Padyshim që 21 vjeçarja është dukur rrëzëllitëse me veshje intime seksi.

kate utpon

Kate, e cila është quajtur dhe si modelja e vitit gjatë Neë York Fashion Week është shprehur rreth vetes: - “Nuk e keni idenë se sa e trishtuar kam qenë para njerëzve të cilët tregohen të pasigurtë për trupin e tyre. Megjithëse çdo femër e ka një moment pasigurie në lidhje me trupin e saj, por kjo nuk do të thotë se  ju do të ndaloni së shijuari jetën tuaj”.

Kate Upton është një nga ato modele që shquhet për format e saj të mbushura dhe është modele kryesore e revistës së meshkujve “Sports Illustrated”.

Ajo është mjaft krenare për linjat e saj dhe këtë gjë e shpreh hapur gjatë intervistave që jep në media.  

(b.t/shqiptarja.com)