Kate Winslet do të ngjitet për herë të parë edhe në një skenë teatrore. Ajo është duke u përgatitur për shfaqjen "Skylight", në të cilën do të luajë përkrah Bill Nighy.
Një burim i afërt me aktoren zbulon se, ajo është dashuruar me këtë shfaqje. Bëhet fjalë për një pronar të restorantit i cili takohet përsëri me dashnoren e tij, me të cilin ai kishte një lidhje gjersa gruaja e tij ishte gjallë.
Nuk dihet akoma nëse kjo pjesë teatrale do të shfaqet në West End të Londrës apo në Broadway të Nju Jorkut.

SU/ Shqiptarja.com