Një shfaqje spektakolare dritash në Katedralen Lincoln në Mbretërinë e Bashkuar ka tërhequr një numër rekord njerëzish. Një zëdhenës tha se interesi kishte qenë i madh dhe tha se numëroheshin mbi 10,000 vetë, të cilët e vizituan katedralen përgjatë katër ditëve.
"Jeta nga Luxmuralis ka qenë një sukses i madh me më shumë se 10,000 njerëz që vijnë për të parë shfaqjen e tingujve dhe dritës. Ky është numri më I lartë i njerëzve që kemi pritur ndonjëherë.”
Ekrani i projeksionit gjithëpërfshirës i krijuar nga Luxmuralis u frymëzua nga bota natyrore. Peter walker, një nga artistët e përfshirë, tha se katedralja historike siguroi një "sfond të bukur" për shfaqjen.
"Nëse e imagjinoni brendësinë mahnitëse të Katedrales Lincoln, pothuajse çdo pëllëmbë e saj është e mbuluar me dritë dhe tinguj.". Gjithashtu u tha se përvoja të përfshinte në një botë tjetër, gati joreale, në mure prezantoheshin kafshë, oqeane dhe pyje.
Katëdralja Lincoln është një kryevepër e arkitekturës Anglo-Norman dhe një nga më të vizituarat në Angli. Ndërtimi i saj filloi në vitin e largët 1088 dhe brendësia është mbresëlënëse, ku spikasin ngjyrat e gurëve gëlqerorë dhe mermerit të errët. Portat prej hekuri të farkëtuar çojnë në Korin St. Hugh, një nga modelet më të mira të arkitekturës gotike në Angli.