Kastrioti nuk ndalet në Kategorinë e Parë, teksa fiton edhe ndeshjen e javës së 15-të kundër Dinamos, me rezultatin 1-0. Pas suksesit të radhës, Kategoria Superiore është një formalitet për krutanët. Vendosi një gol nga Taulant Marku në minutën e 43-të, në një ndeshje të luajtur në shi dhe temperatura shumë të ulëta.

Dinamo mbetet në vendin e katërt dhe është një humbje që nuk i prish punë, sepse për kreun nuk ka ambicie dhe vendi i gjashtë është 4 pikë larg me vetëm 3 ndeshje të mbetura të fazës së dytë, ndaj kualifikimi për një play-off si një ndër 5 skuadrat e kreut është thuajse i sigurt.

Ndërkaq, Kastrioti është 12 pikë mbi Egnatian dhe në play-off do të thotë 6 pikë avantazh, një diferencë e madhe për fazën e tretë. Kastrioti i mungon Superiores prej 4 vitesh dhe tani është shumë pranë rikthimit.

Renditja e Kategorise se Pare
Renditja e Kategorise se Pare

d.b/shqiptarja.com