Kategoria e Dytë, dhunë në sfidën
Memaliaj-Tepelena, sulmohet arbitri

Kategoria e Dytë, dhunë në sfidën<br />Memaliaj-Tepelena, sulmohet arbitri
Kategoria e Dytë ka regjistruar një tjetër episod dhune gjatë ndeshjeve të së dielës. Pas dhunimit të portierit Domosdovës, pre e goditjeve ka rënë edhe arbitri kryesor në ndeshjen Memaliaj-Tepelena.
 
Një dyshim dhe pretendim për penallti nga Memaliaj, sulmuesi i ekipit vendas Mema ka goditur me kokë gjyqtarin Shoshaj, i cili e ndëshkon me karton të kuq duke e nxjerrë nga fusha.
 
Takimi u ndërpre për 10 minuta, ndërsa në fund Memaliaj ka arritur të shënojë golin e fitores, por që duket se do t’i kushtojë shumë, pasi Komisioni i Disiplinës në FSHF pritet që të marrë masa të ashpra.

Ndërkohë kujtojmë që edhe në kryeqytet nuk kanë munguar përplasjet mes tifozëve të Tiranës dhe Partizanit, pak ditë pas ndeshjes finale të të rinjve për Kupën e Shqipërisë ku fituan të kuqtë dhe 2 javë nga derbi i ekipeve të para për Superioren.
 
Grupimi i tifozëve të Partizanit “Ultras Guerils” tregon përmes një video momentet e përplasjes së disa ditëve më parë në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në kryeqytet me tifozët e Tiranës “Fanatics”. 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga

Liga e Kombeve/ Sylvinho ka në mendje dy skema, Kombëtarja lë sot Tiranën! Trajneri flet nga Praga