Të predispozuara për të arritur objektivin e këtij sezoni, atë të rikthimit në Superligë, Luftëtari dhe Besa hodhën në fushën e stadiumit “Gjirokastra” formacionet më të mira, por fitorja i takoi mikpritësit. Takimi ka filluar për vendësit, të cilët në minutën 3’ dhënë sinjalin e parë të shënimit të golit.
Teksa minutat rrjedhin, rastet e vendësve për të shënuar nuk mungojnë dhe të minutën e 13-të, Nora, shfrytëzon një pasiguri të portierit mik dhe pesë metra larg portës shënon golin e parë. Njëmbëdhjetë minuta më parë, mesfushori Mezini shënon golin e dytë me kokë, duke shfrytëzuar pasigurin e mbrojtje.
Dy minuta përpara përfundimit të pjesës së parë, Mihani, futbollisti i Besës shënon një eurogol nga një goditje dënimit, duke befasur portierin Selimaj dhe mbrojtësin e Luftëtarit. Në pjesën e dytë, trajneri i Besës, Magani, hedhë në fushën e lojës tre futbollistë të freskët, me shpresë për të barazuar rezultatin, por të gjitha përpjekjet e miqve dështuan përpara portës.
Pjesa më dramatike e lojës u regjistruar në minutën e ‘75, ku dy futbollistët, Ramadani (Luftëtari) dhe Mihani (Besa), në dyluftim për të kapur topin u shembën në tokë, duke ngelur me ndjenja. Falë ndihmës së parë, të dy futbollistë u dërguan në urgjencën e spitalit të Gjirokastrës dhe tashmë ndodhen jashtë rrezikut për jetën, por me disa fraktura në kokë.
Nevil Dede, trajneri i “Luftëtarit”, pas përfundimti të ndeshjes tha se “Fitorja ishte vendimtare për gjirokastritët. Besa është ekipi më i mirë i Kategorisë së Parë dhe i uroj suksese në gjashtë javët e ardhshme”. Gugash Magani, trajneri i Besës, në deklaratën e tij tha se “Luftëtari e meritoi fitoren. Skuadra e nisi keq ndeshjen, në disavantazh me dy gola, por më pas gjithçka foli për Besën. Në pjesën e dytë kishim epërsi në lojë, megjithatë goli i dëshiruar nuk erdhi”. (rb/shqiptarja.com).
/Shqiptarja.com