Ballafaqimet e tjera të kësaj të shtune kanë dhuruar rezultate të pritshme, por edhe surprizë, sikurse ishte, fjala vjen, fitorja e dibranëve në fushën e Dinamos, e fierakëve në Berat, e Ilirisë në Peqin, apo e Pogradecit në Kuçovë.
Sa i takon Grupit A, nuk ka të ndalur Kastrioti. Skuadra krutane ia ka dalë të triumfojë 2-0 në Lezhë, ndaj Besëlidhjes vendëse, duke vijuar marshimin drejt ngjitjes në Superiore. Më poshtë njihuni me rezultatet dhe golashënuesit e sfidave të luajtura sot:
Kategoria e Parë, java e 16-të
Grupi A
TËRBUNI-BURRELI 1-2
Golat: Gjini 11′ / Dervishi 18′, Peçi 74′
ERZENI-EGNATIA 2-0
Golat: Xhixhiua 19′ (pen), Lala 62′
BESA-VLLAZNIA B 0-0
BESËLIDHJA – KASTRIOTI 0-2
Golat: Kabiru 2′, Mulaj 78′
DINAMO-KORABI 0-1
Golat: Hysi 89′
Grupi B
TOMORI-APOLONIA 0-1
Golat: Mehmeti 88’
TURBINA-SHËNKOLLI 4-0
Golat: Eyoh 8′, Sallaku 40′, 48′, Çota 73′
SHKUMBINI-ILIRIA 0-1
Golat: Doçi 85′
NAFTËTARI-POGRADECI 1-2
Golat: A.Gega 23’/ Cekiçi 39′, Pere 88′
BYLIS-TIRANA (nesër)











