Niveli i dytë i futbollit në Shqipëri zhvilloi katër ndeshje për raundin e tetë. Kategoria e Parë nisi të diel dhe do vijojë të hënë me dy takime, teksa ka pasur ndryshime në vendin e parë.
Në Shijak, Erzeni ndali 0-0 Besën duke bërë që kavajasit mos jenë më në krye, kjo edhe falë fitores 1-0 të Vorës kundër Lushnjës. Vorakët e Arian Bellait janë në krye të renditjes, ndërsa Lushnja edhe pas largimit të Gugash Maganit nga stoli, nuk po gjen qetësi.
Pas tre humbjeve radhazi, tri pikë siguroi edhe Korabi që fitoi 0-1 në Bajram Curr falë golit të Taulant Markut në minutën e 34. Në Kukës, vendasit u mposhtën 0-1 nga Kastrioti me golin e Moses në minutën e 28-të.
Kategoria e Parë, java 8:
E diel, 20 tetor 2024
14:00
Erzeni 0-0 Besa
Valbona 0-1 Korabi
Kukësi 0-1 Kastrioti
Vora 1-0 Lushnja
E hënë, 21 tetor 2024
14:00
Apolonia - Burreli
Flamurtari - Pogradeci
Renditja: