Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka luajtur pesë nga gjashtë ndeshjet e raundit të dytë. Fitore për Burrelin dhe Laçin, ndërsa duelet e tjera të së shtunës u mbyllën në barazim. Raundi mbyllet këtë të diel me Lushnja - Skënderbeu.

Në "Liri Ballabani", Burreli vendas fitoi 2-0 kundër Kukësit. Golat e Arango dhe Siau në pjesën e parë i dhanë tri pikë vendasve kundër një rivali që ka bërë investime serioze në merkato.

Në fushën e vet, Laçi mposhti 3-1 Kastriotin me përmbysje. Dueli për krutanët u zhbllokua nga Xhafer Hodo, por kurbinasit përmbysën me Traore, Tresa dhe Myrta. Në "Loni Papuçiu" të Fierit, Apolonia barazoi 1-1 kundër AF Luftëtarit. Ishin gjirokastritët ata që kaluan të parët në epërsi me Mërkurin në minutën e 49-të, para se Umejiego të vendoste ekuilibrat katër minuta nga fundi.

Barazim në Fushë-Krujë mes Ilirisë dhe Pogradecit. Edhe në Peshkopi, Korabi dhe Besa barazuan 0-0.

Kategoria e Parë, raundi 2 - 30 gusht 2025:

Apolonia 1-1 AF Luftëtari

Burreli 2-0 Kukësi

Iliria 0-0 Pogradeci

Korabi 0-0 Besa

Laçi 3-1 Kastrioti

31 gusht - 17:00

Lushnja - Skënderbeu

Renditja: