Këtë të diel (02 mars) Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka mbyllur raundin e 25-të, me një ndeshje të mbetur në program. Në stadiumin e Vorës, Erzeni që luante si vendas mposhti 2-1 Valbonën.
Shijakasit kaluan në epërsi pas 27 minutash me golin e Bespallov, para se Yokochi të barazonte në fundin e pjesës së parë. U desh minuta e 77-të që Baruti të "ndizej" dhe Erzeni të gjente golin e tri pikëve, për fitoren e dytë sezonale.
Paçka suksesit, Erzeni me 11 pikë mbetet në vendin e fundit, teksa Valbona në të parafundit. Renditja kryesohet nga Vora me 63 pikë, ndjekur nga Flamurtari me 59 pikë.
Kategoria e Parë, raundi 25-të:
E premte, 28 shkurt 2025 -14:00
Flamurtari 4-1 Korabi
Pogradeci 2-2 Lushnja
E shtunë, 01 mars 2025 - 14:00
Besa 2-0 Apolonia
Burreli 1-0 Kastrioti
Vora 1-0 Kukësi
E diel, 02 mars 2025 - 14:00
Erzeni 2-1 Valbona
Renditja:
Komente

