Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri ka zhvilluar të shtunën e 1 marsit tre ndeshjet e radhës për raundin e 25-të. Te suksesi doli Vora që veç kreut ka fituar edhe matematikisht të drejtën e zonës së promovimit. Ndërkohë Erzeni rrezikon mbijetesën. Nga Kukësi është dorëhequr trajneri Alfred Allamani.

Në stadiumin e Vorës vendasit e Bellait fituan 1-0 kundër Kukësit falë golit të të përhershmit Ruzgis. Kaq mjaftoi që vorakët të jenë në krye të Kategorisë së Parë dhe me formën e treguar kanë shanse të shpallen kampion. Pas ndeshjes Kukësi ka mbetur pa trajner pasi Alfred Allamani ka paraqitur dorëheqjen dhe së bashku me të është larguar edhe ndihmësi Vilfor Hysa. Verilindorët vuajnë në fundin e tabelës.

Burreli u rikthye te fitoret dhe këtë e bëri duke mposhtur 1-0 Kastriotin. Goli i Fetaj në minutën e 71-të vendosi ndeshjen, me matjanët që ndodhen në zonën e promovimit.

Tri pikë edhe për Besën që fitoi 2-0 kundër Apolonisë me golat e Spahiut dhe Abdulait. Java e 25-të mbyllet të diel me sfidën Erzeni - Valbona.

Kategoria e Parë, raundi 25-të:

E premte, 28 shkurt 2025 -14:00

Flamurtari 4-1 Korabi

Pogradeci 2-2 Lushnja

E shtunë, 01 mars 2025 - 14:00

Besa 2-0 Apolonia

Burreli 1-0 Kastrioti

Vora 1-0 Kukësi

E diel, 02 mars 2025 - 14:00

Erzeni - Valbona

Renditja: