Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri zhvilloi këtë të shtunë katër ndeshjet e radhës të vlefshme për raundin e 20-të. Tri pikë me shumë peshë siguruan Laçi, Pogradeci, Iliria dhe Kukësi. Dje te tri pikët doli edhe Skënderbeu, ndërsa ky raund do mbyllet të dielën me sfidën Lushnja - Burreli që merr jetë në orën 13:30.

Në 'Gjorgji Kyçyku', Pogradeci vendas fitoi 3-1 kundër Korabit. Goli i parë i ndeshjes ishte i veçantë, pasi portieri i liqenorëve, Marin, asistoi 'nga porta në portë' për realizimin e Grecës. Më pas Taulant Marku barazoi në pjesën e dytë, por Pius dhe Lesai shënuan dy gola të tjerë për Pogradecin.

Në Laç ishte goli i Sandër Kalaj që i dha tri pikë vendasve kundër AF Luftëtarit, me bardhezinjtë që mbeten në pozitën e dytë. Kukësi i dha debutimin e duhur trajnerit të ri, Bledi Kadiu, teksa goli i Ballhysës solli fitoren 1-0 kundër Besës.

Iliria e festoi me tri pikë rikthimin në stadiumin e Fushë-Krujës duke mposhtur 2-0 Apoloninë me golat e Jakubu dhe Ange.

Pas raundit të 20-të, Skënderbeu me 47 pikë prin renditjen, ndjekur nga Laçi me pesë pikë më pak.

Kategoria e Parë, raundi 20-të:

E premte, 30 janar 2026

13:30 Skënderbeu 2-1 Kastrioti

E shtunë, 31 janar 2026

Iliria 2-0 Apolonia

Kukësi 1-0 Besa

Laçi 1-0 AF Luftëtari

Pogradeci 3-1 Korabi

E diel, 01 shkurt 2026

13:30 Lushnja - Burreli

Renditja: