U zhvilluan të enjten dy ndeshjet gjysmëfinale të fazës play-off në Kategorinë e Parë, ku u përcaktuan edhe dy skuadrat finaliste që do të vijojnë garën për ngjitjen në Superligë.
Nuk munguan 'dhuratat' as në këtë fazë, me Kastriotin që i hapi portën Pogradecit në 'Gjorgji Kyçyku', aq sa dhjetë minutat e fundit të ndeshjes prodhuan skena të turpshme për futbollin dhe futbollistët në fushë.
Pogradeci siguroi kualifikimin pas fitores në shtëpi 3-0 ndaj Kastriotit, ndërsa Besa fitoi përballë Ilirisë me rezultatin 0-2 në udhëtim.
Pas këtyre rezultateve, finalja e play-off-it do të luhet më 11 maj, në orën 17:00, mes Pogradecit dhe Besës në stadiumin “Elbasan Arena”. Fituesi i kësaj përballjeje do të sfidojë skuadrën e vendit të tetë në Superligë, për të siguruar një vend në elitën e futbollit shqiptar për sezonin e ardhshëm.
Kategoria e Parë, faza play-off:
Ndeshjet gjysmëfinale, e enjte 8 maj 2026
Iliria 0-2 Besa
Pogradeci 3-0 Kastrioti
Ndeshja finale, e hënë 11 maj 2026 - 'Elbasan Arena'
17:00 Pogradeci - Besa
Komente









