Kategoria e Parë e futbollit në Shqipëri mbylli këtë të dielë tre ndeshjet e mbetura për raundin e 24-t. Te tri pikët dolën Skënderbeu dhe Besa, ndërsa Iliria dhe Kukësi ndanë nga një pikë pas barazimit 1-1.

Në stadiumin e Gjirokastrës, AF Luftëtari u mposht 0-3 nga kryesuesit e Skënderbeut. Korçarët marrin fitoren e tretë radhazi dhe prijnë renditjen, duke lënë pas Laçin. Golat për Skënderbeun u shënuan nga Nasr, Beshiraj dhe Gjumsi.

Në stadiumin e Luzit të Vogël ishte Besa që fitoi1-0 kundër Burrelit. Goli i Danajt në minutën e 22-të i dha tri pikët kavajasve pas gjashtë ndeshjeve pa fitore.

Ndërkohë që në Fushë-Krujë ekipet e Ilirisë dhe Kukësit barazuan 1-1. Bespallov shënoi një supergol për verilindorët, para se Santiago Selmani të barazonte ndeshjen në minutën e 75-të.

Për momentin Skënderbeu dhe Laçi mbajnë dy pozicionet që të dërgojnë në Superligë, ndërsa Pogradeci, Iliria, Kastrioti dhe Burreli janë në play-off. Apolonia dhe Lushnja ndodhen në zonën play-out, ndërsa nëse kampionati do mbyllej sot, AF Luftëtari dhe Kukësi do i jepnin lamtumirën Kategorisë së Parë.

Kategoria e Parë, raundi 24-t:

E shtunë, 28 shkurt 2026

Apolonia 1-2 Pogradeci

Korabi 1-0 Kastrioti

Lushnja 1-5 Laçi

E diel, 01 mars 2026

AF Luftëtari 0-3 Skënderbeu

Besa 1-0 Burreli

Iliria 1-1 Kukësi

Renditja: