Sulmuesi i Kombëtares, Jasir Asani, luan me Esteghlal në Iran dhe në momentin e bombardimeve të SHBA-së dhe Izraelit ndodhej në Teheran. Shkupjani ka reaguar në kanalet e komunikimit duke thënë se është mirë dhe uron një paqe të shpejtë.
"Përshëndetje të gjithëve! Jam mirë dhe shpresoj që edhe ju të jeni mirë, të sigurt dhe të lumtur në vendin tuaj të bukur. Shpresoj që shpejt gjithçka të kthehet në normalitet dhe të ketë paqe për të gjithë", shkruan Asani në kanalet e komunikimit.
Klubet iraniane të futbollit kanë ndërprerë aktivitetin dhe gjëja e parë që bënë ishte të siguronin futbollistët e huaj duke i nxjerrë jashtë vendit, konkretisht drejt kufirit turk. Në Iran me FC Tractor luan edhe Regi Lushkja.

Lajmi kryesor:
Kaosi në Iran pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit, ndërpritet kampionati i futbollit! Jasir Asani e Regi Lushkja nisen drejt kufirit turk, shkupjani: Jam mirë










