Skënderbeu duket se ka një tjetër marsh këtë fillim sezoni në Kategorinë e Parë dhe ekipi i Ernest Gjokës ka hedhur kandidaturën për t'u shpallur kampion dhe për t'u ngjitur në Superligë. Mbrëmjen e të premtes bardhekuqtë fituan 1-0 në Korçë kundër Laçit, një rivali direkt. Renato Gjini në minutën e 78-të shënoi golin me vlerën e tri pikëve për Skënderbeun, ndërsa Laçi për më shumë se 22 minuta luajti me një futbollist më pak, pasi Mjaki u ndëshkua me karton të kuq. Me 13 pikë pas pesë raundeve, Skënderbeu mban vendin e parë, duke lënë pas Laçin që ka nëntë pikë.

Në ndeshjen tjetër, në stadiumin e Luzit të Vogël, Besa dhe Lushnja barazuan 1-1. Fabjan Beqja shënoi për kavajasit pas 15 minutave lojë, ndërsa Mikel Canka barazoi për lagunarët në minutën e 40-të.

Këtë të shtunë do luhen edhe katër ndeshjet e mbetura për raundin e pestë në Kategorinë e Parë.

Kategoria e Parë, raundi 5:

E premte, 26 shtator 2025

Besa 1-1 Lushnja

Skënderbeu 1-0 Laçi

E shtunë, 27 shtator 2025 - 16:00

AF Luftëtari - Iliria

Kastrioti - Burreli

Kukësi - Pogradeci

Korabi - Apolonia

Renditja:

Renditja në Kategorinë e Parë