Këtë të dielë duke nisur nga ora 14:00 u zhvilluan gjashtë ndeshjet e raundit të shtatë në Kategorinë e Parë të futbollit në Shqipëri. Nga tri pikë siguruan Skënderbeu, Laçi, Burreli dhe Korabi.

Në stadiumin 'Gjirokastra', vendasit e AF Luftëtarit u mposhtën 0-1 nga Skënderbeu. Goli i Tayo Razack në minutën e 86-të i dha suksesin korçarëve, që me 19 pikë mbajnë kreun e klasifikimit.

Në Kukës, vendasit u mposhtën 0-3 nga Laçi. Myrta, Tresa dhe Nerguti shënuan për kurbinasit në pjesën e dytë. Në Peshkopi, Korabi iu fal golave të Uallace dhe Reçit për të mposhtur 2-0 Lushnjën.

Në 'Loni Papuçiu' të Fierit, Apolonia vendase u mund 1-2 nga Burreli. Rrapi kaloi miqtë në epërsi gjatë pjesës së parë, ndërsa Umeijego barazoi në minutën e 54-t. Sërish Igli Rrapi shënoi për Burrelin në minutën e 72-të për suksesin e plotë të ekipit të tij.

Në stadiumin 'Redi Maloku' të Fushë-Krujës, Kastrioti dhe Iliria barazuan 1-1 në derbi. Edhe në stadiumin e Luzit, Besa dhe Pogradeci barazuan 1-1.

Pas javës së shtatë, Skënderbeu me 19 pikë ndodhet në krye, ndjekur nga Laçi me 13 pikë, Iliria dhe Burreli me 11 pikë, Korabi me 10 pikë dhe Apolonia me 9 pikë.

Superliga, raundi 7:

AF Luftëtari 0-1 Skënderbeu

Apolonia 1-2 Burreli

Besa 1-1 Pogradeci

Kastrioti 1-1 Iliria

Korabi 2-0 Lushnja

Kukësi 0-3 Laçi

Renditja: