Përfundojnë 8 ndeshjet e Kategorisë së Parë, si në Grupin A, ashtu edhe në Grupin B. Një javë shumë pozitive për Tiranën, që fiton ndeshjen e vet ndaj Tomorit, ndërsa Bylis është ndalur në shtëpi 1-1 me Pogradecin dhe kështu bardheblutë janë shkëputur në kry me 4 pikë.
/Shqiptarja.com
Në Grupin A, Kastrioti thuajse është ngjitur në Superiore pas fitores në shtëpi me Dinamon. Interesante gara sa i përket fundit të renditjes, ku ka përfituar Korabi, pasi ka mundur Vllazninë B 1-0, ndërsa Besa dhe Burreli janë ndalur në barazim 2-2.
Grupi A, “play-off”:
Kastrioti-Dinamo 2-1
Egnatia-Besëlidhja 1-0
Grupi B, play-off:
Tirana-Tomori 2-1
Bylis-Pogradeci 1-1
Grupi A, “play-out:
Besa-Burreli 2-2
Korabi-Vllaznia B 1-0
Grupi B, “play-out”:
Shënkolli-Shkumbini 1-0
Iliria-Naftëtari 0-0
s.k/Shqiptarja.com










