Kategoria Superiore, Partizani
fillon punën për sezonin e ri

Kategoria Superiore, Partizani<br />fillon punën për sezonin e ri
Transferta me Skënderbeun në ndeshjen përmbyllëse të kampionatit, ishte e fundit për Partizanin në këtë sezon futbollistik. Pas mbylljes së kampionatit dhe sigurimit të vendit të dytë të kuqtë kanë marrë pushimet 2-javore, ndërsa më 12 qershor do të nisin përgatitjet për pjesëmarrjen në Europa League.

Tashmë futbolli i fushës do t’ia lërë vendin futbollit të zyrave, teksa me hapjen e merkatos së verës drejtuesit e kuq do të tentojnë të finalizojnë lëvizjet e duhura për një skuadër pretendentente në kompeticionin europian por edhe për kampionatin shqiptar gjatë sezonit të ardhshëm.

Gjatë ditëve në vazhdim drejtuesit teknikë të skuadrës do të diskutojnë me këshilltarin e presidentit Demi, Luciano Moxhi për ndryshimet që do të ndodhin në skuadër. Lëvizja e parë pritet të jetë largimi i sulmuesit Boniface, i cili nuk la gjurmë gjatë pjesës së dytë të sezonit, teksa në dyshim mbetet edhe argjentinasi Torrasa, që është ndër më të paguarit te të kuqtë. 28-vjeçari pritet ta vijojë karrierën në Argjentinë pranë familjes së tij.

Thuajse e gjithë pjesë tjetër e skuadrës është ende e lidhur me klubin, pasi kontratat janë me të drejtë rinovimi. Merkatoja e të kuqve këtë radhë do të jetë në duart e ish-drejtuesit të lartë të Juventusit. Pritet që Luciano Moggi falë lidhjeve të tij të afrojë elementë tepër cilësorë tek Partizani, që do ta përforconin skuadrën sidomos në fazën sulmuese.

Vetë presidenti Demi e pranoi në daljen e tij publike se klubi ka filluar nga puna për përforcimet për sezonin e ri. Sipas presidentit të klubit të kuq Ekuban mund të huazohet edhe sezonin e ardhshëm nga Chievo, por Partizanit i nevojitet një tjetër sulmues që e njeh edhe më mirë portën, ndaj edhe ky ka për të qenë një nga objektivat kryesorë të merkatos.


dy.b/shiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës

‘Forca që më ktheu në jetë ishte dashuria’, Jeta e dytë e Genci Fugës