Kategoria Superiore/Sfida të forta
për kreun Europën dhe mbijetesën

Kategoria Superiore/Sfida të forta<br />për kreun Europën dhe mbijetesën
TIRANË - Java e 26-të e Kategorisë Superiore starton sot, edhe pse ndeshja kryesore e saj luhet të hënën. Të gjithë i kanë sytë te supersfida në “Qemal Stafa”, ndërmjet Partizanit dhe Skënderbeut, por kjo nuk ia ul vlerat aspak ndeshjeve të sotme. Në orën 13:00 Vllaznia ka përballë Tiranën. Në Pukë, shkodranët u rikthyen te fitorja pas pesë javëve dhe synojnë të shfrytëzojnë momentin negativ të kryeqytetasve.

Tirana nuk fiton prej katër javësh, tifozët vendosën të bojkotojnë ekipin dhe mbi të gjitha Elis Bakaj u pezullua për 4 ndeshje nga Disiplinori. Bardheblutë synojnë të mos dalin nga Shkodra pa rezultat pozitiv, edhe sepse kjo do të komplikonte ecurinë drejt kupave të Europës. Në të njëjtën orë, Kukësi luan me Tërbunin e vendit të fundit, ndërsa Teuta udhëton drejt Laçit.

Një tjetër betejë në distancë mes kuksianëve dhe durrsakëve në luftën për Europën, përballë dy skuadrave që edhe pse pa objektiva realë të mbetur mund t’i krijojnë mjaft probleme. Të shtunën në orën 16:00 luhet edhe sfida direkte për mbijetesë. Në Vlorë, Flamurtari ndeshet me Bylisin. Një ndeshje ku tri pikët mund të rezultojnë vendimtare për qëndrimin në elitë. Me një fitore Flamurtari do të krijonte diferencën e sigurisë me 5 pikë nga mallakastriotët, që megjithë sinjalet e shpresës në fitoren me Laçin dhe barazimin me Skënderbeun kërkojnë të kthehen te rezultatet pozitive, pas dy humbjeve radhazi.

Partizani-Skënderbeu
Përplasja e madhe midis dy kryesuesve të renditjes është një nga ato ndeshje që i japin tonin kampionatit. Një duel që edhe pse duket ende herët, mund të vendosë fatet e sezonit. Një fitore e Partizanit do të ngushtonte në vetëm 1 pikë diferencën nga Skënderbeu kryesues, duke bërë që gara dyshe për titullin të vazhdojë deri në fërshëllimën finale të sezonit.

Në anën tjetër, suksesi i korçarëve do ta rriste në 7 pikë distancën nga ndjekësit dhe skuadra e Mirel Josës do të prekte titullin e gjashtë radhazi. Skënderbeu ka pa fituar në Tiranë ndaj partizanit që më 4 Majit 2014, ku golat e Shkëmbit dhe Pejiç i dhanë juglindorëve fitoren 1-2. Nga ajo kohë Partizani ka fituar dy herë, ndërsa një ndeshje ka dalë barazim.
 
Java e 26-të
Sot
13:00  Laçi - Teuta
13:00   Kukësi - Tërbuni
13:00   Vllaznia     - Tirana
16:00  Flamurtari - Bylis
Nesër
19:00  Partizani - Skënderbeu
 
EUROPA
Bayern e Barcelona shkatërrojnë kundërshtarët. Bavarezët kanë mundur 5-0 Werder, ndërsa katalanasit 6-0 Getafen

Werder Bremeni rezultoi një kundërshtar i lehtë për Bayernin e Mynich në javën e 26 të Bundesligës. Bavarezët fituan 5-0 në “Allianz Arena” në një sfidë që nuk pati shumë histori. Kingsley Coman bëri një punë të shkëlqyer në krahun e djathtë me tre asiste për gol, fillimisht për Tiago Alcanataran në 9’, me spanjollin që shënon. 19-vjeçari francez depërtoi deri në vijën fundore në minutën e 31-të dhe pasoi për Thomas Muller, që kur i jepet rasti për të shënuar, nuk gabon.

Në 65-tën Muller, në të 86-ën Leëndoëski dhe në ’90 Alcantara çuan shifrat në 5-0. Getafe që ka marrë vetëm një pikë në 9 ndeshjet e fundit, u mund 6-0 në Camp Nou nga Barcelona që siguroi fitoren e 12 rradhazi në La Liga dhe çoi në 37 serinë e ndeshjeve pa humbje, e udhëhequr nga një Messi në superformë. Për argjentinasin spektakli i zakonshëm, 3 asiste, një gol por dhe një problem të vetëm. Gaboi sërish një 11- metërsh. Golat u shënuan nga Rodriguez 8’(ag.), Munir 19’, Neymar 32’, 51’, Messi 40’, Arda Turan 57’.
 


Redaksia Online
(E.Ç./shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)