Kategoria Superiore/ Skënderbeu dhe Partizani fitojnë me vështirësi

Kategoria Superiore/ Skënderbeu dhe Partizani fitojnë me vështirësi

Lojtarët e Skënderbeut

Fitore identike të Skënderbeut dhe Partizanit, respektivisht përballë Kastriotit dhe Kamzës në ndeshjet përmbyllëse të javës së 11-të të Superiores. 1-0 ishte rezultatit përfundimtar si në Korçë dhe Tiranë, me diferencën mes kryesuesve që mbetet e pandryshuar, 1 pikë. Kampionët në fuqi të Superiores dhe “Demat” shkëputen ndjeshëm nga Kukësi i vendit të tretë (7 më shumë Skënderbeu dhe 6 Partizani).

Në stadiumin “Skënderbeu” të Korçës sfidën e vendosi goli i Gjergji Muzakës në minutën e 30-të. Pas kombinimit të Bregut me Abazin, ky i fundit krosoi për sulmuesin veteran, që me një goditje të saktë me kokë e dërgoi topin në rrjetë. Pavarësisht humbjes, duhet pranuar që krutanët zhvilluan një ndeshje shumë të mirë, madje në fund të pjesës së parë ishin të pafat teksa tentativat e Domgjonit dhe Ymerajt përfunduan jashtë.

Skënderbeu iu afrua golit të dytë me Oto John në minutën e 85-të, por portieri Kuka mbajti deri në fund në lojë miqtë, që gjithsesi dolën pa pikë nga kjo sfidë.

PARTIZANI

Edhe më e bukur sfida mes Partizanit dhe Kamzës në një “Selman Stërmasi” “të akullt”, ku shpëtimtari i të kuqve rezultoi Bruno Telushi, i cili në momentin e ekzekutimit të një këndoreje në fillim të pjesës së dytë arriti të shtyjë drejt rrjetës topin e kthyer nga Avdyli e të goditur fillimisht po prej tij.

Në pjesën e parë Mala u ndal nga shtylla, ndërsa pak para se të shënohej goli nga Telushi edhe goditja-kros e Ibrahimit u stampua në shtyllë. Me shumë fat Partizani në minutën e 77-të, kur tentativa nga jashtë zonës së Frashërit sërish preku shtyllën, me Hoxhën që mbeti i shtangur.

MEMELLI

Migen Memelli e nisi mjaft mirë aventurën e tij si trajner i Laçit. Skuadra kurbinase u rikthye te fitorja pas dy humbjeve radhazi pasi mposhti Luftëtarin në Gjirokastër me rezultatin e ngushtë 1-0.

Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje u mbyll 0-0 dhe me polemika për shkak të një goli të anuluar për Laçin, pasi Gjoni në momentin e shënimit të tij shkaktoi një faull ndaj mbrojtësit të Luftëtarit, Rapa. Laçi e dha goditjen e tij në këtë ndeshje, 11 minuta nga fundi, kur shënoi me Shtubinën për të marrë edhe 3 pikët e sfidës.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit

'Ne blejmë më shtrenjtë se qytetarët e BE', deputetja e PL-së: Shëndeti i shqiptarëve kërcënohet si nga prodhimi vendas dhe ai i importit