Kategoria superiore, Vllaznia do
gjyqtarë të huaj ndaj Tiranës

Kategoria superiore, Vllaznia do<br />gjyqtarë të huaj ndaj Tiranës
Në Shkodër i tremben jo pak gjykimit për ndeshjen vendimtare që luhet në javën e fundit me Tiranën në “Loro Boriçi” për të qëndruar në kategori. Duke parë edhe atë çfarë ndodhi në Durrës me arbitrin Ziri, javën që lame pas, që penalizoi në jo pak raste kuqeblutë, klubi i Vllaznisë ka bërë një kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit që sfida e javës së fundit ndaj bardhebluve, të gjykohet nga arbitra të huaj. Mbetet për t’u parë nëse FSHF do të marrë në konsideratë kërkesën e Vllaznisë.

Rreth një muaj më parë Vllaznia u konsiderua si skuadra që po luante me fatet e titullit  në kategorinë Superiore pasi në vetëm 2 javë ndali fillimisht në barazim  Kukësin dhe më pas Partizanin. Por nga ajo skuadër e bukur për tu parë dhe që arriti shumë rezultate pozitive rradhazi, Vllaznia është zhytyr në një krizë pa fund dhe papritur e sheh veten në vallen e mbijetesës. Me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 8 ndeshjet e fundit dhe 39 total, këtë fundjavë në Shkodër kuqeblutë do të luajnë një finale të vërtetë për të mos rënë nga kategoria ndaj një tjetër skuadre simbol futbollit shqiptar, Tiranës.

Ekipit të Cungut do ti mjaftonte vetëm një pikë për të qëndruar në elitë por me një humbje, Vllaznia mund të prekte fundin duke regjistruar një nga sezonet më të dobët në historinë e klubit më të vjetër të futbollit shqiptar, që mund të kulmonte me  rrëzimin një kategori më poshtë për herë të dytë. Nga vendi i 4-t që mund ti kualifikonte në Europë nëse Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë, te ky duel ndaj Tiranës në Loro Borici për të qëndruar në elitë.

Në Shkodër edhe pse do të luajnë për dy rezultate i tremben jo pak gjykimit dhe duke parë edhe atë çfarë ndodhi në Durrës me arbitrin Ziri që penalizoi në jo pak raste kuqeblutë, klubi i Vllaznisë ka bërë një kërkesë zyrtare në Federatën Shqiptare të Futbollit që sfida e javës së fundit ndaj bardhebluve, të gjykohet nga arbitra të huaj. Mbetet për t’u parë nëse FSHF do të marrë në konsideratë kërkesën e Vllaznisë, ndërkohë që dhimbjet e kokës në këtë fund kampionati nuk mbarojnë për trajnerin Armando Cungu. Përballë 24 herë kampionëve bardheblutë do të kenë 3 mungesa të rëndësishme të gjitha për shkak kartonësh.

Kapiteni Ndricim Shtubina dhe sulmuesi Brunild Pepa u ndëshkuan me kartonë të kuq në sfidën ndaj Teutës, ndërsa mbrojtësi Ditmar Bicaj u ndëshkua me të verdhë duke plotësuar numrin e 3 të tillëve, që do të thotë një ndeshje pezullim.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi