Katër fëmijë të vegjël jetime gjenden në kushte të mjerueshme në Bulqizë dhe kanë nevojë urgjente për ndihmë. Banesa e tyre e rrënuar ndodhet në një fshat malor, të braktisur. Gjyshi i tyre, Pëllumb Kamberi, e ka të pamundur të rrisë nipat e mbesat, pasi i kanë vdekur të dy djemtë.
***
Pasi kemi udhëtuar 35 kilometra nga qyteti i Bulqizës drejt fshatit Tërnovë e Vogël mund të takohemi me familjen Kamberi, e vetmja e mbetur në fshatin, që kur dikur jetonin rreth 35 familje.
Realiteti i trishtë i kësaj familje, veshur me fatkeqësi e pamundësi, të përball me historinë e një kalvari vuajtjesh që duket se nuk kanë të ndalur.
Aksidentimi i kryefamiljarit Pëllumb Kamberi, i cili u bë i paaftë për punë duket se ishte vetëm fillimi për t’u pasuar nga vdekja e mëvonshme e djalit të madh, i cili la 2 fëmijë jetimë.
Dhimbja duket se ne këtë familje është ulur këmbëkryq pasi tetë muaj më parë u nda nga jeta dhe djali i dytë, duke lënë jetimë dy fëmijë të mitur, një djalë 2 vjeç dhe një vajzë vetëm 8 muajshe.
E vetmja e ardhur për familjen Kamberi është pensioni i paaftësisë të cilin e merr Pëllumbi, por që nuk mjafton as për ushqim.
Ndodhur mes këtij realiteti të hidhur, kjo familje pret një dorë ndihme të paktën për të përballuar varfërinë, e cila veç sa po e shton dhimbjen e tyre e fëmijëve jetimë të dy djemve të tij dhe pjesëtarëve të tjerë të familjes.
Komente










Ikni qe aty! Jeni vetem nje familje ne nje zone te izoluar ku s'ka mbetur njeri, me nje rruge te frikshme,ku besoj ne dimer izoloeni komplet nga bora e ne cdo kohe rrezikoheni nga egersirat e pyllit.Gjeja me e mire qe do te benit eshte te ikni,aty nuk keni asgje qe t'ju mbaje me,te shkoni te pakten ne Bulqize,aty te pakten nenat e femijeve mund te zene dhe ndonje pune e keni nje shans per mbijetese e fillim te ri.
PërgjigjuPo mire ky kryeministri i një vendi të vogel sa një qytet,ne Europ.....nuk i di! Po aty ne zone nuk ka njeri? Nuk ka zyrtar që merr rrogen? Po mire,nuk ju vjen keq per ata femijet e mjere!?
PërgjigjuJane kafshe, nuk ka asnje dhembshuri, ata kane hallin ku do kalojne pushimet, ku do hane mish, ku do kapin ndonje dashnore. Mjerim. Bashkite jane kthyer në vende ku vetem vidhet.