Katër muaj pas vdekjes, reperi nderohet me çmim në American Music Awards

Katër muaj pas vdekjes, reperi nderohet me çmim në American Music Awards

Reperi i ndjerë XXXTentacion dhe mamaja e tij

Reperi i ndjerë është nderuar me një çmim në American Music Awards 2018  4 muaj pas vdekjes së tij. Çmimin “Favorite Soul/R&B Album” e ka marrë nëna e tij, mbrëmjen e së martës. Kleopatra Bernard mbajti dhe një fjalim të shkurtër, duke falenderuar fansat e djalit të saj.

"Jam e nderuar që ta pranoj këtë çmim në emër të djalit tim. Do të doja të falënderoja AMA-s, fansat e tij dhe të gjithë ata që e bënë këtë të mundur,”-tha Bernard.

Kujtojmë që Reperi, emri i vërtetë i së cilit është Jahseh Onfroy, u vra tragjikisht në qershor pasi u doli nga një dyqan motorash në Florida. Sipas informacioneve zyrtare, dy persona të armatosur dhe të maskuar i prenë rrugën me makinë XXXTentacion dhe e qëlluan.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi

'Sudja e plakur ulërin nga maja e pallatit e sudja e re vjen vërdallë' Rama sulmon Berishën e Topallin: Për këta Shqipëria s'do kishte kurrë reformën në drejtësi