Taylor Swift dominon sërish në ndarjen e çmimeve American Music Awards! Këngëtarja ‘rrëmbeu’ të gjashtë trofetë

Taylor Swift dominon sërish në ndarjen e çmimeve American Music Awards! Këngëtarja ‘rrëmbeu’ të gjashtë trofetë

Këngëtarja Taylor Swift në American Music Awards

Ylli i muzikës pop, Taylor Swift, ka dominuar sërish në ndarjen e Çmimeve, American Music Awards, pasi u shpall artistja më e mirë e vitit. Këngëtarja e hitit “Anti-Hero” falënderoi fansat për mbështetjen pas publikimit të albumit të saj të katërt. Edicionin e kaluar, këngëtarja amerikane triumfoi në kategorinë e artistes më të mirë femër, por edhe për albumin më të mirë “Evermore”.

Në kategorinë  e artistit më të mirë të vitit 2022, 32-vjeçarja triumfoi përballë ikonave të muzikës pop në botë si Beyonce, Harry Styles, The Weeknd, Drake, Adele dhe Bad Bunny.

Dove Cameron, ish-aktore e Disney Channel, e cila këtë vit kryesoi Billboardet muzikore, me këngën pop “Boyfriend” mori çmimin e parë në karrierë, si artistja më e mirë e re. Machine Gun Kelly, u shpall artisti i preferuar i muzikës Rock, ndërkohë që grupi italian Maneskin fitoi çmimin për këngën më të mirë rock, “Beggin”.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës

Ylli Pata: Legjendat elektoralo-amerikane të Sali Berishës