Katër persona në kërkim nga drejtësia janë arrestuar e ekstraduar në 24 orët e fundit, Balla: Policia duhet t’i gjejë fajtorët kudo që të struken

Katër persona në kërkim nga drejtësia janë arrestuar e ekstraduar në 24 orët e fundit, Balla: Policia duhet t’i gjejë fajtorët kudo që të struken

Taulant Balla

Ministri i Brendshëm Taulant Balla është shprehur se detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Balla tregon se katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit duke theksuar se bashkëpunimi me agjencitë partnere dhe me qytetarët është shumë i rëndësishëm.

“Detyra e Policisë së Shtetit është të zbardhë çdo ngjarje kriminale dhe të vendosë para drejtësisë fajtorët, duke bërë çdo përpjekje për t’i parandaluar. Fajtorët mund të fshihen për një kohë, brenda dhe jashtë vendit, por Policia e Shtetit duhet t’i gjejë kudo që të struken dhe t’i vendosë para drejtësisë. Për këtë qëllim duhet punë e pandërprerë hetimore dhe bashkëpunim me agjencitë partnere dhe me qytetarët, informacionet e të cilëve janë shumë të vlefshme. Katër persona të kërkuar nga drejtësia janë ndaluar/ekstraduar gjatë 24 orëve të fundit”,- shkruan Balla.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës