Katër “puçistët” e 21 janarit, Baze: Në listë gazetarë kritikë ndaj Berishës. Andi Bushati: Pas 10 vjetësh të bën për të qeshur

Katër “puçistët” e 21 janarit, Baze: Në listë gazetarë kritikë ndaj Berishës. Andi Bushati: Pas 10 vjetësh të bën për të qeshur

Filip Çakulli, Andi Bushati, Sokol Balla dhe Mero Baze

Gazetarët që raportuan më 21 janar, kanë treguar për “Real Story” në “News 24” sesi emrat e tyre ishin në mesin e “puçistëve” në atë ngjarje.

Mero Baze shprehet se Filip Çakulli u akuzua si çakall i Ramës, ndërsa Bushati tha se në listë ishin gazetarë kritikë të qeverisë së Berishës.

SOKOL BALLA:

Sipas informacioneve më pas që unë kam marrë kjo bisedë ka qenë e përgjuar mes meje dhe Ramës, pasi mesa duket ka qenë në përgjim ambjental telefoni i Paulin Stërkaj. Besoj kjo lloj bisede, që ishte bisedë emocionale, sepse unë pashë katër veta të vriten në bulevard dhe më dukej absurd që njeriu që i kishte nxjerrë në Bulevard ndërkohë shihte vrasjen e tyre në Bulevard dhe nuk reagonte nuk thoshte asnjë fjalë.

gazetare-kritike-ndaj-berishes-andi-bushati-pas-10-vjetesh-te-ben-per-te-qeshur%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2F&cb=acf892b8ad" style="height:0px; width:0px" />Për më tepër sipas informacioneve që unë kisha nga burime policore, skenari që ishte ngritur  me stilolapsa, me plumba me çadra me helm, pamjet e montuara në mënyrë të shëmtuar nga një televizion pranë qeverisë atëhere ishin pjesë e një skenari që kërkonte të vinte para përgjëgjësisë penale liderin e opozitës dhe me gjasë edhe pas prangave.

ANDI BUSHATI:

Në këtë listë u gjenden 4 gazetarë, Mero Baze, Sokol Balla, Filip Çakulli. E vetmja gjë që na bashkon me këta 4 gazetar, ishte fakti që ishim gazetarë kritik ndaj qeverisë. Midis ne të katërve spikasin dy njerëz, Filip Çakulli,dhe Mero Baze që kanë arsyet e tyre më të forta pse ishin në këtë grupim. Filip Çakulli, ishte njeri që kishte botuar në ‘Fiks Fare’ videon e Ilir Metës me Dritan Priftin e cila u dhe shkëndija që i vuri zjarrin protestave të 21-janarit. Pra neqoftëse Berisha do të duhej të vërtetonte alibinë e një puçi, fillestari I puçit, drejtori I ‘Fiks Fare’, i duhej patjetër aty. Kurse Mero Baze mendoj ishte aty sepse për një kohe shumë të gjatë, u bë njeriu goditës kryesor I pushtetit të Berishës dhe i mëkateve të asaj që kishte ndodhur gjatë asaj qeverisje.

MERO BAZE

Të 4 emrat e gazetarëve ishin të llogaritur përse përdoreshin, emri i Filip Çakullit dhe Sokol Ballësh ishin për të lidhur nxitjen dhe stimulimin e protestës nga Top Channel, për shkak se transmetoi videon e Ilir Metës. Filip Çakulli u akuzua si çakalli i Ramës, i cili hoqi 22 sekonda, është shpikje e Sali Berishës. Atë sa më shumë ta shkurtosh, aq më e poshtër bëhet si video dhe sa më gjatë ta lësh aq më banale duket.

Është një gjë që nuk manipulohet. Emri im në listë është pasi isha gazetar shumë kritik ndaj Berishës dhe se e kisha goditur shumë fort pasi u publikua video-ja Ilir Metën dhe Sali Berishën. Kisha një veprimtari gazetareske shumë  të afishuar dhe të pozicionuar kundër Berishës. Andi Bushati për shkak se kishte po ashtu një emision shumë kritik në televizion, në raport me qeverinë. Atij i interesonte se të dy punonim në Vizion+ në atë kohë, atij i interesonte që të etiketohej dhe ajo si një medie e opozitës, pjesë e së tërës. Pra ishin 4 emra gazetarësh të llogaritur që ai nuk I kishte nën kontrollin e vet dhe i duhej që me ketë rast, ti përbalte, ti konsideronte si militantë, ti përfshinte në një gjë, që me thënë të drejtën nuk është se na bënte bën, me shumë të bënte nder sesa dëm,  në mendjen e tij ishte që në gjithë këtë histori kanë edhe këta fajin e tyre.

ANDI BUSHATI:

Kjo është një gjë shumë interesante dhe tani 10 vjet më pas, ndoshta të bën për të qeshur sepse ngjarjet tragjike gjithmonë kanë edhe atë pjesën e tyre komike. Pasi nuk I funksionuam të gjitha alibitë për të fshehur vrasjet që mbanin vulën shtetërore, Berisha doli në planin B. Pra, nga ‘I vrau opozita’ në planin B, I cili ishte, ‘ këtu ka pasur një puç të organizuar nga presidenti, nga shërbimi informative, nga prokuroria dhe për tu bëre puçi I plotë, duheshin disa gazetarë. Unë medoj që aty mund të isha unë, mund të ishit ju, mund të ishte kushdo tjetër, e vetmja prani që mund të justifikonte emrin tim në këtë puç alibik, ishte fakir që un isha një gazetar kritik me qeverinë e asaj kohe, por asgjë më tepër.

SOKOL BALLA

Deri vonë pata menduar se futja e emrit tim, emrit të Bushatit, emrit të Arben Meces, psh ishte thjeshtë për të justifikuar fokusin që mund të kishte Sali Berisha ndaj Mero Bazes dhe Filip Cakulit me të cilët kishte hesape personale të hapura. Por besoj se në rastin tim, mund të ketë patur dicka më shumë. Dhe jam shumë i sigurt që ka qenë kjo bisedë që unë kam bërë me Ramën në orët e vona të 21 janarit, pasi pamjet e vrasjeve u trasmetuan nga News 24.

MERO BAZE
E prita me shumë humor dhe me shumë dëshirë, që të vinte dita që të dilnim përpara Komisionit, që natyrisht edhe mund të talleshim. Por Berisha edhe këtë e përdori shumë mirë, e përdori duke trembur perëndimin me ato marrëzitë që thoshte; “ata erdhën të shqetësuar për një gjë shumë të prekshme sicc është shtypi dhe tha të paktën gazetarët, po i fal, ata s’po i thërras në Komision”. Përfytyroj që ne të dilnim përpara Ed Halimit dhe Gent Strazimirit të shpjegonim si do të ishte grushti i shtetit. Mezi e prisja, po na e hoqi atë shans.

ANDI BUSHATI

Une mbaj mend qe kur pasi na doli emri si puçist te famshëm kam biseduar me Mero Bazen dhe i thashë se çdo bëjmë po na thirren ne Komisionin Hetimor, ai ishte i mendimit qe do shkojmë dhe estradën qe ata po organizonin, ne do tentonim t’a kthenim ne një estrade dhe një tallje mëe te madhe, por fatin edhe te komisionit edhe tonin, nuk na u dha kjo mundësi.

KLODIANA LALA: Çfare do deklaronit nese do t’ju duhet te paraqisni prova per perfshirjen tuaj ne veprimtarite kunder rendit ligjor?
ANDI BUSHATI: Nese komisioni do me pyeste, une atehere do I thoja se cmendurise se pushtetit nuk mundet ti përgjigjemi veçse me nje buzëqeshje. Sapo me ka dale emri, mbaj mend qe me kane thene ne nje interviste ‘ a keni frike nga tabulatet tuaja te celuarit se atom und te jene nje prove qe t’ju thërrasin për te dëshmuar si pjesëtar I puçit te shtetit’? I thashe se per fat te keq tabulatet e mia akoma janë në Tv Klan. Tv Klanit e keni nen thundrrën tuaj, keshtu qe lirisht mund te shkoni ti merni qe aot atje tabulatet e mia.

SOKOL BALLA

Për ne ishte gallatë e madhe, sepse si është ajo…ki parasysh kur në funerale, pas funeraleve, pas ngjarjeve të rënda ti kalon në gjendje të forta gazmore, se po kërkon ndoshta të balancosh hidhërimin e një humbje dhe ta kalosh pak me të qeshur atë. Kjo na ndodhi edhe ne të famshmit pucistë, të cilët flisnim me njëri-tjetrin dhe komentonim çfarë flisnin për ne. Dikush thoshte se kishte frikë se gruaja do ti zbulonte tabulatet, dikush tjetër thoshte se tabulatet e mia i ka Sandri, besoj Bushati, ndërkohë që Mero pati idenë brilante që nëse do ta thirrni ne do duhet të shkonim. Duhet të shkonim e ta kthenim këtë në një spektakël, me tepër humori politik, sesa realiteti politik. Pasi përballë nesh të gjithë ata që ishin anëtarë komisioni, Ed Halimi, Viktor Gumi, Strazimiri, Alibeaj, të gjithë o kishin qenë shok me ne në jetën civile, ose kishim bërë shkollën së bashku, përveç eksperiencës së përbashkët, ne si gazetarë, ata si politikanë. Dhe situata sigurisht do të ishte e sikletshme për komisionin, sesa për ne. Ne nuk kishim çfarë të fshihnim, ne nuk kishim bërë puc shteti. Po, ne ishim kritikë ndaj Sali Berishës. Kam përshtypjen se shumica prej nesh vazhdon të jetë kritik ndaj tij, jo se kemi gjë personale, por për shkak të modelit që ai futi në përdorimin e shtetit, thjeshtë për të mbajtur pushtetin e tij, një model që për fat të keq, është shumë i pëlqyer nga politikanët dhe për fat të keq vazhdon edhe sot akoma.

BUSHATI

Kur u ngrit një komision hetimor parlamentar për te justifikuar alibinë e grushtit te shtetit, u nxor edhe lajmi qe atje do thërriteshin edhe gazetaret te dëshmonin, ne fakt pati një lloj shqetësimi nga faktori ndërkombëtare dhe kryesisht nga BE dhe ishte presioni I tyre qe thane mos e çoni deri ne absurd kete fabul te rreme qe kishte nisur dhe unë mendoj qe ishte presioni ndërkombëtar qe e detyroi Berishën qe mos te merrej me gazetaret

ARVIZU

Unë e kuptova menjëherë që ideja se kishte patur përpjekje për puç shteti, ishte totalisht pa sens. Ishte e qartë se për shkak të specifikave të Sali Berishës, të gjithë ata të cilëve iu përmendën emrat, kishin një raport të keq me të. Kjo nuk ndihmoi në qetësimin e situatës, sepse një nga njerëzit që ai shpalli puçist, ishte Prokurorja e Përgjithshme. Ne besonim tek ajo, që ajo të kryente hetimet e çështjes. Ajo që më frustronte më shumë mua me Sali Berishën, ishte se në privat ai thoshte se megjithëse nuk ishte i lumtur, nuk do të pengonte hetimet, por në publik doli dhe tha se kryeprokurorja ishte pjesë e puçit. Dhe kjo, ishte pengesë e hetimit. Dhe unë ia thashë atij këtë.

MERO BAZE

Ndërkohë i njëjti njeri sipas ekspertizës amerikane, në orën 01.00 të natës midis 21 dhe 22 janarit ka fshirë serverin e kryeministrisë. Dmth pasi e di që i ka fshirë të gjitha pasi e di që ka ndërruar serverin, pasi e di që ka zhdukur çdo filmim, për t’ja lënë përgjegjëse, pasi është dhe i lig, për t’ja lënë përgjegjësinë sekretarit të përgjithshëm, që dëgjo unë s’dija gjë, sepse me 23 janar unë kam thënë që ne i kemi, ku dija unë që qenkan fshirë me 21 janar në darkë, unë jam krejt i pafajshëm këtu, ja ku e keni mbledhjen e qeverisë, dhe e ka më zë e figurë në mbledhjen e qeverisë me 23 janar thotë “i kemi të gjitha, i kemi marrë dhe kamerat e qeverisë”, dhe rezultoi se serveri i qeverisë është zhdukur dhe është ndërruar me një nukël të ri kompjuteri dhe kamerat e kryeministrisë nuk ekzistojnë. Një njeri që ka manipuluar me gjakftohtësi provat dhe kjo është një akuzë e patjetërsueshme penale për një titullar institucioni, i cili pranon publikisht që i ka provat dhe pastaj del që si ka provat dhe i ka fshirë.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja