Kërcënime për bomba në katër shkolla të mesme në Shkup! Kovaçevski: Luftë hibride për të nxitur frikë

Kërcënime për bomba në katër shkolla të mesme në Shkup! Kovaçevski: Luftë hibride për të nxitur frikë

Dimitar Kovaçevski

Katër shkolla të mesme në Shkup të mërkurën, më 9 nëntor, kanë marrë kërcënime me bomba përmes postave elektrike duke shkaktuar panik në mesin e nxënësve të cilët janë evakuuar nga organet kompetente. Sikur edhe në rastet tjera, njësitet e antiterrorist kanë konstatuar se bëhet fjalë për kërcënime të rreme. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, tha se kërcënimet janë pjesë e një strategjie për sulme hibride, ndaj të cilave janë të ekspozuara edhe vendet e rajonit dhe më gjerë.

Në periudhën mes 26 tetorit dhe 3 nëntorit, 15 shkolla të mesme të Shkupit kanë marrë e-maile për vendosje të bombave në objektet e tyre, por që kanë rezultuar të jenë të rreme. Kryeministri Kovaçevski tha se shpreson se autorët e këtyre kërcënimeve do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe, jo në frikë dhe pasiguri.

“Ajo që po ndodh është pjesë e asaj strategjie për sulme hibride. Duhet të jemi të vetëdijshëm që Ministria e Punëve të Brendshme duhet të ndërhyjë kur ka kërcënime të tilla sepse bëhet fjalë për shkolla dhe jo rastësisht autorët e tyre synojnë shkollat sepse njerëzit janë më të ndjeshëm kur bëhet fjalë për shkollat sepse në ato shkolla mësojnë fëmijët tanë... Shpresoj se ata që e bëjnë këtë do të kuptojnë se Evropa duhet të jetojë në paqe dhe jo në frikë dhe pasiguri”, ka deklaruar Kovaçevaki.

Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, më herët pati deklaruar se nuk përjashtohet mundësia e siç ka thënë “lojërave politike”, apo edhe e ndonjë sulmi kibernetik, siç ishte edhe rasti me sulmin ndaj faqes së internetit të Ministrisë së Arsimit. Por, organet e rendit ende nuk kanë arritur të zbulojnë adresën dhe vendin prej nga dërgohen e-mailet kërcënuese.

Më 3 nëntor, policia maqedonase kishte arrestuar një person të dyshuar të një organizate konservative, por Prokuroria e Shkupit e kishte liruar, meqë nuk kishte konstatuar asnjë lidhshmëri mes tij dhe kërcënimeve me bomba./ REL

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)