42 nga 48 skuadrat finaliste të Kupës së Botës 2026 janë mësuar tanimë, katër nga të cilat janë debutuese në turneun më të madh të futbollit botëror. Mes tyre janë Kepi i Gjelbër, Curacao, Jordania dhe Uzbekistan, të cilat do të përjetojnë emocionet e para në një Kupë Bote.
Kepi i Gjelbër, me rreth 600,000 banorë, u bë vendi i tretë më i vogël që kualifikohet për Botërorin pas Islandës në 2018, duke mposhtur Eswatin. Suksesi i tyre është rezultat i një zhvillimi të qëndrueshëm në futboll gjatë 40 viteve të fundit dhe i një strategjie për të gjetur lojtarë me lidhje me vendin në mbarë botën, duke përfshirë gjashtë lojtarë të lindur në Holandë dhe një irlandez, Roberto Lopes, i cili u ftua të luante për Cape Verde përmes LinkedIn.
Curacao, me vetëm 150,000 banorë, do të bëhet vendi më i vogël që do të marrë pjesë në Botëror. Ata siguruan kualifikimin pas një barazimi ndaj Xhamajkës dhe do të udhëhiqen nga Dick Advocaat, 78 vjeç, i cili do të bëhet trajneri më i moshuar në historinë e turneut. Curacao ka arritur një rritje të jashtëzakonshme, duke kaluar nga vendi i 150-të në renditjen botërore të FIFA-s në 82-të në vetëm dhjetë vite.
Nga Azia, Jordania dhe Uzbekistani bëjnë debutimin e tyre, me uzbekët që kanë lojtarë të shquar si mbrojtësi i Manchester City, Abdukodir Khusanov, i pari nga Uzbekistani që luan në Premier League.
Lajmi kryesor:
Sot të gjithë me sytë nga Washingtoni, hidhet shorti për Kupën e Botës 2026! Risitë, ndryshimet dhe roli i Shqipërisë e Kosovës







