Shtatorja e Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti – Skënderbeu në Prizren është rikthyer në pamjen e saj origjinale, pas ndërhyrjeve të papërshtatshme që ishin bërë në korrik të vitit 2025, kur persona të papërgjegjshëm kishin ngjyrosur me ngjyrë ari përkrenaren dhe shpatën.
Në prag të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe 6-vjetorit të vendosjes së monumentit, Drejtoria Komunale për Kulturë në Prizren ka ndërmarrë ndërhyrjet për pastrimin dhe rikthimin e shtatores në pamjen e saj fillestare.
Ngjyrosja me ngjyrë ari e përkrenares dhe shpatës së shtatores së Gjergj Kastriotit – Skënderbeut në Prizren, në korrik të vitit 2025, nxiti reagime të shumta në opinionin publik. Ndërhyrja e atëhershme ishte kritikuar nga qytetarë dhe dashamirës të trashëgimisë kulturore, të cilët e konsideruan si cenim të pamjes autentike të monumentit.
Shtatorja, vepër e skulptorit Sinan Aliaj, u zbulua më 28 nëntor të vitit 2020, në 108-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, në rrethrrotullimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Prizren dhe përbën një nga simbolet më të rëndësishme historike dhe kombëtare të qytetit.






Komente
Komento