Katër të arrestuar për trafikim shqiptarësh në Britaninë e Madhe! Përdornin kamionë e furgonë, emigrantët paguanin deri në 25,000 £

Katër të arrestuar për trafikim shqiptarësh në Britaninë e Madhe! Përdornin kamionë e furgonë, emigrantët paguanin deri në 25,000 £

Foto ilustruese

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë britanike në kuadër të një hetimi të vazhdueshëm për kontrabandën e emigrantëve të paligjshëm. Në pranga kanë rënë në dy gra të moshës 27 dhe 29 vjeç dhe një burrë 22 vjeç. Personat në fjalë u arrestuan nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) në Oksford, ndërsa një burrë 34-vjeçar u arrestua në Beckenham, në juglindje të Londrës.

Si pjesë e këtij operacioni në korrik të 2021, janë arrestuar edhe shtatë persona të tjerë. Policia beson se një grup i krimit të organizuar përdori kamionë dhe furgonë për të transportuar shqiptarë nga Franca veriore.

Grupi supozohej se kishte pasur kontakte në Francë, Gjermani, Holandë dhe Poloni, me emigrantë që besohej se kishin paguar deri në 25,000 £ për kalimin në Mbretërinë e Bashkuar.

Katër të dyshuarit e fundit u arrestuan nën dyshimin për lehtësimin e imigrimit të paligjshëm. Pas marrjes në pyetje, të tre të arrestuarit në Oksford u liruan ndërsa hetimet vazhdojnë, kurse i ndaluari në Beckenham u lirua me kusht.

Kreu i NCA Richard Harrison tha: Kjo është një fazë e dytë e arrestimeve të bëra si pjesë e këtij hetimi, që ne besojmë se do të ketë ndërprerë ndjeshëm një rrjet të madh të organizuar të përfshirë në kontrabandën e një numri të madh njerëzish në Britani ilegalisht.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen