PARIS - Ish-kryetari i Bashkisë të qytetit francez, La Faute sur Mera, Rene Marratier u dënua me katër vjet burgim për "moszbatimin e detyrimeve të tij ligjore dhe dështim" gjatë përmbytjeve të vitit 2010, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryebashkiaku Marratier, i këtij qyteti që ndodhet në rajonin Vendee të Francës perëndimore, u dënua për shkak të dështimeve në përmbushjen e detyrimeve të tij ligjore, gjatë përmbytjeve të 2010, ku jetën humbën 29 persona. Gjykata franceze, gjithashtu dënoi edhe ish zëvendës kryetarin e Bashkisë, Francois Babin me dy vjet burg dhe gjobë me shumën prej 75.000 €.

Në aktgjykim theksohet se të lartpërmendurit nuk kishin marr masat adekuate, që banorët, të cilët ishin të rrezikuar, të evakuoheshin me kohë, përkundër paralajmërimeve të meteorologëve për kërcënime të stuhisë dhe përmbytjeve. Në aktgjykim gjithashtu thuhet se zyrtarët në fjalë nuk kanë marrë masat e nevojshme për të informuar banorët në lidhje me përkeqësimin e motit.

Përveç kësaj, ata janë të dënuar edhe për shkak të dhënies të leje-ndërtimit të ndërtesave të banimit në zonat ku ekziston rreziku nga përmbytjet. Ish-kryetari i Bashkisë pas vendimit tha që do të apelojë atë.

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)