Parku i Liqenit është shndërruar sot në destinacionin më të preferuar për qytetarët e Tiranës. Katër vite më parë ishte një hapësirë e zënë nga lokalet dhe kioskat pa leje, që sillnin edhe ndotjen e liqenit duke shkarkuar ujërat e zeza dhe plehrat, ndërsa sot Parku i Liqenit është një hapësirë ku mund të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive.
Bashkia e Tiranës ka nisur rikualifikimin e bregliqenit në Parkun e Madh duke i dhënë jetë një moli varkash me e pa vela dhe kanoeve, si një nevojë për ta kthyer zonën në një hapësirë rekreative multifunksionale. Punonjësit e Bashkisë së Tiranës kanë montuar së fundmi platenë e drunjtë dhe ndërtimin e shkallëve.
Tanimë qytetarët e kryeqytetit nuk do të kalojnë vetëm kohën e lirë në Parkun e Madh të Liqenit Artificial por do të zhvillojnë edhe aktivitete të ndryshme sportive.
Njeriu duhur qe po i ndryshon faqen Tiranes eshte Erion Veliaj.
PërgjigjuE ke ndryshuar faqen e qytetit ne cdo cep .
Përgjigjuka lezet pra si gjithe qytetet e botes dhe europes njerez qe punojne per te miren e qytetit .
Përgjigjubravo Lali vazhdo keshtu sic e ke nisur se je ne rruge te mbareeee
PërgjigjuLali e ke zbardh faqen e qytetit ... bravooooo
Përgjigju