Pas katër vite në krye të kryeprokurorisë së Përgjithshme, Adriatik Llalla ka marrë kërcënime serioze për sigurinë e familjes së tij, të cilën e ka strehuar në një vend të Bashkimit Europian. Kërcënimet në adrresë të kryeprokurorit mësohet se janë kryer nëpërmjet telefonit, ku nga verifikimet e kryera ka rezultuar se një person që është pjesë e një grupi kriminal për trafik droge dhe gjobëvënie e ka kërcënuar me jetë kryeprokurorin.

Tashmë mesazhet kërcënuese janë administruar si provë dhe se ka nisur një hetim për të zbuluar autorin e vërtetë të këtij kërcënimi. Çështja ka nisur për akuzën e “Kanosjes ndaj prokurorit”, ndërkohë për kryerjen me shpejtësi të këtyre hetimore janë angazhuar disa oficerë policie, mes tyre dhe agjentë të SHISH.Kërcënimi i Llallës, ka sjellë dhe ritjen e masave të sigurisë ndaj tij, duke shtuar truprojat e në grupin e sigurisë të tij.

Akuza pranon kërcënimin
Sakaq, prokuroria në një njoftim për shtyp nuk e mohon ngjarjen, teksa evidenton se hetimet për çdo çështje apo dosje do të vijojnë normalisht. Mësohet se kryeprokurori ka informuar për këtë rast presidentin, Ministrinë e Brendshme Shërbimin informativ dhe shërbimet e vendeve partnere. Në dijeni të kërcënimit janë edhe ambasadat e huaja në Tiranë, teksa një ndër vendet e bashkimit Evropian ka ofruar strehim për familjen e kryeprokurorit, gjë që është pranuar nga ky i fundit. Burimet bëjnë me dije se, familja e kryeprokurorit tashmë është zhvendosur në një nga këto vende dhe ruhet nën masa të rrepta sigurie. Kryeprokurori lëviz herë pas here për të vizituar familjen e tij jashtë vendit, ndërsa mësohet se gruaja e tij është në muajt e fundit të shtatzanisë. Kërcënimet ndaj kryeprokurorit kanë filluar gjatë muajve të verës, ndërsa largimi i familjes së tij është bërë ditët e para të muajt shtator.

Rastet e kërcënimeve
Fenomeni i kërcënimit të prokurorëve, nuk është i panjohur për organin e akuzës. Madje edhe rastet kur ka pasur kërcënime apo vrasje nëpërmjet të cilave është synuar të çohet mesazh tek prokurori i përgjithshëm. Rasti më klasik është ai i vrasjes së Genci Sinës, i cili ishte shofer i familjes së Prokurorit të Përgjithshëm. Sina u qëllua me 29 shtator, bulevardin “Bajram Curri”, ndërsa ai shoqëronte me një autoveturë gruan e ish- Prokurorit të Përgjithshëm në atë kohë Theodhori Sollaku. Autori i krimit, u identifikua të ishte Altin Arapi,i cili më pas u dënua nga Gjykata e Krimeve të Rënda, me burgim të përjetshëm.

Gjatë hetimit të kësaj çështjeje në vitin 2004,ish-shefi i krimeve të Rënda në Policinë e Tiranës, Muhamet Rrumbullaku, mori mesazhe kërcënuese për jetën. Krimi u lidh me një konflikt personal të shoferit apo me një konflikt të çastit, ndërsa nuk munguan zërat për një mesazh ndaj Sollakut, nga grupi i etiketuar si “Hakmarrja për Drejtësi”. Ndërkaq, më parë, prokurorët që hetuan çështjen Hajdari, ishin kërcënuar disa herë. Këmbëngulja e një prej hetuesve kryesorë të çështjes shmangu dështimin e saj. Po kështu prokurori Anton Martini, të prokurorisë së Krimeve të Rënda, gjatë proceseve të ndryshme është kërcënuar disa herë. Ndërkaq me 17 korrik të vitit 2014, prokurori i njohur Ramadan Troci, u kërcënua në një proces gjyqësor, nga familjarët e një të pandehuri të akuzuar për vrasje. Policia arrestoi autorin e kërcënimit në sallën e gjyqit. Me 27 dhjetor të vitit 2013, prokurori i Prokurorisë së Fierit,mori mesazhe kërcënuese, ndërsa ai kishte dhënë pretencën ndaj tre personave të akuzuar për grabitje me armë. Vite më parë, prokurorët dhe gjyqtarët në vend ruheshin nga struktura të posaçme policore.

Siguria
Kërcënimi i Llallës, ka sjellë dhe ritjen e masave të sigurisë ndaj tij, duke shtuar truprojat e në grupin e sigurisë të tij.

Hetimi
Tashmë mesazhet kërcënuese janë administruar si provë dhe se ka nisur një hetim për të zbuluar autorin e vërtetë të këtij kërcënimi.


Në fotot më poshtë : Shtëpia e kryeprokurorit Adriatik Lalla. Kryeprokurori u largua nga Prokuroria pak minuta pasi u publikua lajmi për kërcënimin e familjes së tij. Lalla hyri në banesën, që shihni në foto

shtepia llalla
Zona pranë shtëpsië së kryeprokurorit Adriatik Lalla​

shtepia llalla
Shtëpia e kryeprokurorit Adriatik Lalla


shtepia llalla
Eskorta e kryeprokurorit Llalla duke e shoqëruar për në shtëpi

shtepia llalla
Eskorta e kryeprokurorit Llalla duke e shoqëruar për në shtëpi

shtepia llalla
Kryeprokurori Llalla ( me rreth të kuq ) duke zbritur nga makina pranë shtëpisë së tij​

shtepia llalla
Kryeprokurori Llalla ( me rreth të kuq ) duke zbritur nga makina pranë shtëpisë së tij​

makina llalla
Makina e kryeprokurorit Llalla, sot në ambjentet para Prokurorisë së Përgjithshme

makina llalla
Hyrja e Prokurorisë së Përgjithshme