Kathimerini: Aleanca e Ramës me
PDIU, pengon marrëdhëniet tona

Kathimerini: Aleanca e Ramës me<br />PDIU, pengon marrëdhëniet tona
Udhërrëfyesi për të cilin ranë dakord qershorin e kaluar Shqipëria dhe Greqia për të përmirësuar lidhjet dypalëshe mund të jetë duke u shkatërruar, sipas burimeve diplomatike në Athinë, të cilat paralajmërojnë se nëse bisedimet nuk do të nisin shpejt, plani mund të anulohet.

Kështu shkruan sot e përditshmja greke “Kathimerini“, e cila thekson se çështjet kryesore që ndajnë të dy kombet përfshijnë mënyrën e trajtimit që Shqipëria bën për pakicën etnike greke, mosmarrëveshja ende e pazgjidhur e paktit detar dhe kërkesa e Tiranës për kompensimin e anëtarëve të komunitetit çam që u dëbuan nga Greqia në Luftën e Dytë Botërore.

Nw shkrimin e gazetws greke theksohet se “Greqia e ka hedhur poshtë prej kohësh këtë kërkesë, duke pretenduar se çamët që jetojnë sot në vend ishin bashkëpunëtorë të nazistëve”.

Burime diplomatike ia atribuojnë këtë qëndrim në vend numëro sa i takon bisedimeve pjesërisht problemeve në frontin e brendshëm, por kryesisht retorikës nacionaliste që buron nga qeveria e Edi Ramës në Tiranë, e cila ka krijuar tensione të freskëta si me Greqinë dhe Serbinë, vijon Kathimerini.

Sipas “Kathimerini” ka edhe për një fërkim që ka lindur mes Shqipërisë edhe Turqisë sa i takon kërkesës së kësaj të fundit për mbylljen e shkollave muslimane që kanë lidhje me klerikun turk Fethullah Gulen, i cili shihet dhe akuzohet drejtpërdrejt nga Ankaraja si ideator i tentativës për grusht shteti në muajin korrik.

Autoritetet në Greqi janë të shqetësuara se bashkëpunimi i Ramës me çamët e partisë PDIU do të pengojë përpjekjet e normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos tani që Shqipëria pritet të mbajë zgjedhjet e përgjithshme verën e ardhshme, mbyll artikullin gazeta greke.

Redaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran

Vrasja e Nasrallah/ Presidenti iranian Pezeshkian viziton selinë e Hezbollahut, kryeministri i Rusisë zbarkon në Teheran