Katie është ndoshta vajza më inspiruese që mund të kemi njohur ndonjëherë.
Katie është një grua 31-vjeçare e cila përpara 6 vitesh, në vitin 2008 është shpërfytyruar nga i dashuri i saj Danny Lynch.
Ai ishte tepër xheloz, fanatik dhe i dhunshëm dhe si pasojë ka hedhur acid mbi fytyrën, qafën, krahët dhe gjoksin e saj.

Në fytyrë acidi ka prekur edhe syrin e majtë duke e lënë të verbër.
Anglezja Katie Piper ishte në vitin 2008 një prezantuese në vitin 2008, e cila premtonte për shumë në këtë fushë.
Fytyra e Katie ka përfunduar e shndërruar nga djegia e shkallës së tretë.

"Kur kam parë në pasqyrë gjurmët jam trembur shumë, por jam bërë më e fortë se personat që u përpoqën të më bëjnë të vuaj dhe këtë e kujtoj sa here që jam përpara pasqyrës", shprehet ajo.
Katie i pëshpërit vetes që ndihet me fat që mundi të mbijetojë.
31-vjeçarja ka postuar për herë të parë fytyrën me shenja në Instagram duke shkaktuar shumë diskutime dhe 12,500 pëlqime në pak orë.

Ajo ka kryer 110 operacione nga ajo kohë për t’i ardhur në ndihmë fytyrës së saj.
Që nga ajo kohë Katie nuk është dorëzuar kurrë duke themeluar fillimisht një fondacion në mbështetje të atyre që janë transformuar.
Më pas ka hapur një linjë kozmetike për të mbuluar shenjat dhe ka shkruar një autobiografi që u bë shpejt Best Seller.

Fytyra e saj e vjetër i duket si mikja më e mirë me të cilën ka kaluar shumë kohë, por që nuk mund ta shohë më. Katie tashmë është e lumtur.
Është e dashuruar dhe pritet të martohet këtë vit, ndërkohë është bërë edhe nënë e një vajze, Belle Elizabeth.
Tani Katie prezanton programin “Bodyshocker”.
Redaksia Online
(g.m/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com