Katie Price akuzon ish-partnerin Alex Reid

Modelja dhe Biznesmenia angleze Katie Price ka çuar ish- partnerin e saj në polici.

Ajo ka thënë se e ka bërë këtë veprim pasi ai i kishte vjedhur telefonin.

katie price

Katie dhe Alex Reid janë ndarë në marsin e vitit të kaluar.

Modelja bukuroshe ka thënë se pas grindjes që kanë pasur në momentin që janë ndarë Alex, i ka marrë telefonin dhe ajo e konsideron këtë një shkelje të privatësisë.

katie price

Prandaj ka kërkuar nga autoritetet e policisë që të investigojnë në lidhje me këtë rast pasi ndjehet shumë e cënuar.

Katie dhe Alex janë martuar në vitin 2010 dhe janë ndarë pas 11 muajsh.

katie price

Me pas Kate nisi një lidhje me modelin argjentinas Leandro Penna, por dhe në këtë rast njohja e saj dështoi.

Së fundmi ajo është komentuar për martesën e saj me Kieran Hayler në ishujt Bahamas në muajin janar, dy muaj pas ndarjes me modelin Penna.

katie price 

Katie dhe Hayler presin fëmijën e tyre të parë.

(b.t/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet

Efektivi bie nga lartësia e pallatit në Tiranë, dërgohet te Trauma! Nuk dihen shkaqet