11 korrik 1988. Një ditë e ngrohtë vere nis si çdo ditë tjetër në portin e zhurmshëm të Pireut, në afërsi të Athinës, më i madhi në Greqi.
Megjithatë, 11 korriku i atij viti sot ngjall në kujtesën e grekëve një kujtim rrënqethës, atë të sulmit terrorist me më shumë viktima në tokën helene.
Anija e quajtur “Poros”, sipas një ishulli të vogël shtëpi e 3 mijë banorëve në Gjirin e Saronikut, kthehet për 450 turistë në një makth të tmerrshëm, ku 11 turistë humbasin jetën, e mbi 100 të tjerë mbesin të plagosur.
Një “ujk i vetmuar”, një terrorist palestinez, nxjerr një kallashnikov pak minuta pas nisjes dhe qëllon me radhë këdo që i del përpara. Shumë vdesin dhe plagosen në bord. Shumica hidhet në det, e prej tyre disa grihen në elikat ende në lëvizje të anijes. I riu, i identifikuar më pas si anëtari i një organizate terroriste, preferon vetëvrasjen në vend të arrestimit.
Për fat të mirë, në Bularat të Gjirokastrës nuk ndodhi asnjë masakër, por provat e reja sugjerojnë një dinamikë të njëjtë, një vetëvrasje të bujshme, me anë të cilës një i ri i paqëndrueshëm emocionalisht vendos të përjetësojë, të paktën sipas mënyrës së tij, emrin e tij në histori.
Janë të shumta detajet e reja që bëjnë të besohet ky kthim i pabesueshëm i versionit të njohur deri më tani. I pari detaj vjen nga vetë ish-gruaja e 35-vjeçarit Konstandinos Katsfias.
E veja tregon se pak ditë përpara udhëtimit të fundit të jetës së tij, i kërkoi ish-bashkëshortit, me të cilin ka një vajzë, ta ndihmonte të ndërtonte një raft për shtëpinë e saj.
Në mënyrë enigmatike, Katsifa i përgjigjet se nuk mundet, pasi i duhet të udhëtojë në Shqipëri në 28 tetor dhe nuk do të lërë gjëra përgjysmë.
Përse duhet të linte gjëra përgjysmë Katsifa nëse do të kthehej pak ditë më pas në shtëpi?
Nga ana e saj, ekspertiza mjekoligjore tregon se 35-vjeçari mori dy plagë vdekjeprurëse 1 cm larg njëra-tjetrës, në afërsi të zemrës.
Snajperat e forcave RENEA nuk janë në gjendje të qëllojnë më breshëri, por mund të ndodhë që në një rastësi, dy qitës të kenë qëlluar pothuajse në të njëjtin vend.
Kjo ama përjashtohet nga fakti që diametri i hyrjes dhe plumbi që tejçpoi viktimën nuk është i kalibrit të snajperit dhe as beretave që disponojnë forcat speciale. Bëhet fjalë për një plumb kallashnikovi, i cili po, qellon me bresheri dhe mund te nxjerre dy qitje njekohesisht.
E megjithatë, ajo që provon përtej çdo dyshimi vetëvrasjen e Katsifës, janë pesë mesazhet, që si një testament i fundit ai ka lënë në rrjetet sociale, duke nisur nga muaji shtator, deri në pak ditë përpara ekzekutimit të tij.
“Duhet të bëjmë diçka për të çliruar nga skllavëria grekët në veri (i referohet Shqipërisë). 28 tetori, ditë e shenjtë, për Greqinë të japim jetën”, paralajmëronte pak ditë përpara vdekjes, duke iu referuar të 28 tetorit, festës kombëtare të Greqisë.
Në 23 tetor 2018, pak më shumë se një javë përpara vdekjes së tij, në një postim në “Facebook”, Katsifas komentonte zhvillimet e fundit politike mes Shqipërisë dhe Greqisë. “Tsipras dhe Rama po bëjnë plane pa të zotin e shtëpisë. Diçka është e sigurtë, ne të rinjtë fanatikë nuk do të vështrojmë në heshtje. Grekët, në veri, në 28 tetor do të japin një mesazh të qartë. Greqi ose Vdekje!”.
Përse Katsifa shtyu vetëvrasjen e tij nga data 28 tetor, e ngarkuar me nje rendesi te madh simbolike per greket, në agimin e 1 nëntorit mbetet e paqartë, megjithatë nga shtatori deri në ditën e fundit të jetës së tij, 35-vjeçari la të paktën edhe katër mesazhe të tjera paralajmëruese në “Facebook”.
“Bularat 28 tetor. Nuk ka asgjë më sublime se sa ngritja e flamurit të vendlindjes tënde, flamuri i paardhësve të ty, përjetësimi i kujtimit të tyre”.
E më pas një tjetër postim, në vijim të dy postimeve të tjera, ku shkruante për Himarën e Dropullin grek. “Jeta nën thundrën e tiranisë nuk ka as kuptim dhe as vlerë. Liria nuk të jepet, por është një çmim që fitohet me gjak”.
E pastaj përsëri “nëse grekët në veri do të çohen, i gjithë kontinenti do të tundet. Pra, mesazhi është vetëm një. Nëse grekët në veri duan liri, duhet të rrokim armët!”.
“I them vëllezërve të mi, jeto një herë si ujk, më mirë se 100 jetë si dele!”, nje tjeter postim.
Ndërkohë, detaje të reja dalin edhe për personalitetin e paqëndrueshëm të të riut, që përdorte 2 llogari në rrjetet sociale, që kishte shfaqur sjellje agresive që përpara divorcit dhe që postonte vazhdimisht foto me armë dhe me veshje kamuflazhi.
Qëllimet dhe detajet e asaj që mendonte Katsifa me shumë gjasa kanë vdekur së bashku me të. Një gjë është e qartë, 28 tetori, për shumë grekë simbolizon një zenit të dytë të artë në historinë e kombit të tyre, kur porsi 300 spartanët, që sfiduan një kundërshtar shumë më të fuqishëm e te panumert, edhe me “OQI”-n e famshme, Metaksa zgjodhi t’i tregonte dhëmbët një kolosi të kohës, Italisë fashiste.
Për grekët, kjo festë kombëtare simbolizon pathyeshmërinë morale të kombit të tyre, që zgjedh të mbrojë me gjak lirinë e tij.
Në mendjen e tij të turbullt, duket se edhe Katsifa ka dashur të marrë shembull nga kjo epope, duke bërë “Rambon” në tokën shqiptare.
Dhe edhe pse policia për 30 minuta me radhë i bëri thirrje të dorëzohej, ai e kishte ndarë mendjen të “martirizohej”, me shpresën se vdekja e tij do të “ngrinte pakicën etnike greke në Shqipëri”, duke bërë të materializohej endrra per te cilin ai shkruante me aq pathos per vdekjen, bashkimin e Greqisë mëmë me “Vorio Epirin”.
Të gjithë detajet e mbledhura deri tani, e mbi të gjitha vetë ato që Katsifa ka shkruar e ka thënë me gojën e vetë, të shtyjnë të besosh tanimë tek një e vërtetë e re: I rrethuar nga policia, e cila nisi t’i përgjigjej me zjarr plumbave të Katsifës, ky i fundit ktheu armët nga vetja duke i dhënë fund jetës së tij.
Pavarësisht gjithë bujës që ky rast solli, për arsye të qarta politike, në fund të ditës, mesa duket, akti i fundit i jetës së “ujkut të vetmuar” ishte i ngjashëm me atë të bashkëatdhetarit të tij, që në 30 tetor, një ditë më parë kapi kryetitujt e parë të gazetave greke. “Një i ri 38 vjeçar vret veten, duke u hedhur nga kati i 5 i një qendre tregtare në Selanik”./ Ekskluzive.al
Ishte thjesht nje fanatik ekstremist te cilit i kishin bere shpelarje Truri organizata ekstremiste ku bente pjese...thjesht U be vegel dhe U Perdor nga njerezit qe ishin te pranishem ne varimin e tij te cilet e flijuan Pa pike meshire....ata jane vrasesit e vertete
PërgjigjuPo pse thoni token “ helene” o analfabet o armiq po ata jane grek jo Helen!
PërgjigjuKacifas dha jeten per sherbimin sekret greke, ky eshte perfundimi. I paguar e ushtruar nga forcat speciale greke me planin e erret te tyre per perfitime politike. Iku per leshe, shkurte e shqip,greket i premtuan terheqje nga komandot e tyre por plani i tyre deshtoi dhe kacifas e pagoi me jete. Ky eshte skenari i grekeve,tani hedhin helm mbi cdo gjeje Shqiptare vetem e vetem qe te arrijne pike profiti nga kjo situate.
PërgjigjuPordhëri e gjallë bataku...hahahahaha!
Përgjigju